Era e fortë shkakton probleme me energjinë elektrike në Lezhë

150
Sigal

Për shkak të erës së fortë që ka përfshirë Lezhën gjatë dy ditëve të fundit, pati probleme në furnizimin me energji në disa zona.

OSHEE bën të ditur se në lidhje me situatën e krijuar për furnizimin me energji elektrike në rrethin e Lezhës të shkaktuar nga erërat e forta është punuar gjatë ditës së djeshme edhe në orët e vona të natës si edhe vazhdon të punohet për rikthimin e energjisë në zonat e ngelura pa energji siç janë zonat Kallmet, Rraboshtë, Fishtë, Krajën, Gjader, Mabë, Zejmen, Pllanë, Rrilë e Tale.

Njoftohet se rikthimi i energjisë do të realizohet deri në orët e drekës për të gjitha zonat pasi janë ngritur 10 Grupe pune për rikthimin e energjisë.