MASH: Afatet dhe dokumentet për bursa pasuniversitare për akademikët e rinj në Poloni

529
Sigal

Bursa për studime pasuniversitare në Poloni për vitin akademik 2013-2014

Në kuadër të Programit të bursave studimore të ofruara nga Qeveria Polake, Qendra për Studime Evropiane për vendet Lindore në Universitetin e Varshavës në Poloni shpall konkursin e 13-të për 25 bursa për studime pasuniversitare për kandidatë nga vendet e Evropës Lindore dhe të Ballkanit, si dhe nga vendet e Azisë Qendrore dhe të Kaukazit, të cilët dëshirojnë të ndjekin studimet e tyre  në Poloni për vitin akademik 2013-2014.

Programi i bursave i Qeverisë Polake, i cili ka filluar së funksionari që në vitin 2003, do të zhvillohet përsëri gjatë vitit akademik 2013/2014 (edicioni i 11-të i Programit) dhe i adresohet akademikëve të rinj. Preferencë do t’i jepet kandidatëve me rezultate të larta akademike, të cilat i lejojnë kandidatët të ndjekin studimet e tyre të  avancuara në fushat e specializimit pasuniversitar dhe i mundëson ata që njohuritë e fituara t’i venë në shërbim të jetës akademike dhe asaj  publike në vendet e tyre. Programi i studimeve përmbledh tema në fushat: histori, politologji, histori arti, kulturë, gjeografi, juridik dhe ekonomi. Ndër kërkesat kryesore që parashikon programi i studimeve është përgatitja e temës në gjuhën polake në fund të kursit.

Kriteret për marrjen e bursës

Kandidatët duhet të kenë njohuri të mjaftueshme të gjuhës polake, e cila do të fillojë më 2 shtator 2013 në Universitetin e Varshavës me ligjërata të përgjithshme dhe kurse plotësuese të gjuhës polake për kandidatët me njohuri të pamjaftueshme të kësaj gjuhe. Studimet me bursë zgjasin 10 muaj në vit, për 2 vite akademikë (4 semestra). Kohëzgjatja e përgjithshme e stazhit dhe e kursit përgatitor të gjuhës polake është 10 muaj. Programi parashikon gjithashtu mësimin e një gjuhe të huaj të rajonit. Kurset e studimeve pasuniversitare do të fillojnë në universitetet  nga 1 tetor 2013 deri më 30 qershor 2014. Mosha e aplikantit duhet të jetë deri në 35 vjeç. Studenti që shlyen të gjithë semestrat dhe mbron temën përfundimtare pajiset me diplomë të nivelit master, e cila njihet nga të gjitha vendet e BE.

Përzgjedhja  e kandidatëve do të bëhet në dy faza:

a) Faza e parë: shqyrtimi i dokumentacionit që do të ndiqet nga Komiteti i Pranimeve në Varshavë. Fituesit e fazës ë parë do të shpallen brenda datës 1 prill 2013.

b) Kandidatët e përzgjedhur të fazës së parë do i nënshtrohen intervistës gjatë periudhës 1 deri më 31 maj 2013. Datat e intervistave do të shpallen pas përfundimit të fazës së parë të seleksionimit.

Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve me e-mail, referuar adresave së internetit: www.msz.gov.pl  ëëë.studium.uë.edu.pl është data 01 mars 2013.

Komisioni përkatës i Qendrës së Studimeve Lindore pranë Universitetit të Varshavës do të shpallë listën e fituesve deri në 30 qershor 2013.

Aplikantët për studime pasuniversitare duhet të përgatisin dokumentet e mëposhtme:

1. Kërkesën deri në dy faqe me letër motivimi, duke specifikuar fushën e studimit në të cilën aplikanti dëshiron të studiojë;

2. Formularin e aplikimit, i cili gjendet në faqen e internetit ëëë.studium.uë.edu.pl

3. Diplomën e shkollës së lartë, fotokopjen e noterizuar;

4. Listën e notave, fotokopjen e noterizuar;

5. CV me fotografi (ne anglisht)

6. Dy rekomandime;

7. Programin e studimit;

8. Listën e publikimeve;

9. Certifikatë që vërteton njohjen e gjuhës polake;

10. Certifikatën e lindjes me fotografi.