Nga Agim Jazaj : Përse do të protestojnë shqiptarët më 7 Korrik?

704
Sigal

Përse duhet dhe do të protestojnë gjithë shqiptarët me dhe pa parti, por me Parime, dhe të gjithë me Atdhe, dhe disa pa Atdhe, më 7 korrik dhe përgjatë 7 ditëve të javës?…Emigrantët shqiptarë të kudondodhur në botë që po marrin rrugët e botës dhe atdheu i tyre po zbrazet, po mbeten rrugëve të botës?! Prindërit e tyre mbeten të vetmuar, qyqar dhe s’ka askush t’i varrosë, në vorrezë. Me pensionet e tyre qesharake deri 80 euro në muaj! Me çmimet që kanë prekur qiellin! Naftën ,që ka pasuri nëntoka jonë, e blejnë me çmimin më të lartë shqiptarët nga qeverisja e krimit dhe e shpopullimit!

E keqja që ka pllakosur vendin, ka pushtuar Shqipërinë duhet t’i bëjë bashkë dhe bashkojë gjithë shqiptarët, të zemëruarit dhe inatçorët, po dhe mbarë shqiptarët, atdhetarët dhe luftëtarët, idealistët dhe komercialistët për të shpëtuar Shqiptarinë, Atdheun e përbashkët që po vuan Barbarinë, shtypjen, shfrytëzim dhe shpërfytyrimin e rracës Shqiptare! E keqja dhe e mira jetojnë bashkë dhe nuk i ndajnë njerëzit përpara tyre. Kriza ka prekur më rëndë dhe është më e thellë për shqiptarët; sesa për Ukrahinasit në Luftë.  “Ukrahina në Luftë dhe Shqipëria në Tmerr e Krizë nga; Edi Kriza”- tha dje në apelimin e tij të ditës, edhe kryetari i PD-Vlorë- Atird Hoxha. Politikë -shthurja, e Mashtrim- Rrëmbimit, e Kriminalizimit, Kanabizimit dhe Kurvarizimit ka infektuar rëndë shoqërinë shqiptare, duke e shthurur shoqërinë për ta shfrytëzuar lehtësisht, madje duke e thelluar Luftën e klasave edhe mes njeri-tjetrit dhe rracës shqiptare. E keqja nuk duhet të iki nga mua dhe të vijë tek ty, por të keqen duhet ta largojmë nga të gjithë, nga atdheu, po edhe nga i gjithë rajoni dhe Bota!… Kjo ështe filozofia e lashtë e qytetërimeve; që ka emancipuar, civilizuar dhe zhvilluar kombe shumë më të mëdhenj sesa ne, dhe ne jemi më të prapambeturit: “Me hundën në qiell dhe B… në diell”… Shthurja, degjenerimi i shoqërisë, mundësi për të sundur dhe shfrytëzuar lehtësisht, e ngritur në kuatime të larta dhe poltrone të tilla luksi, ndaj duhet të protestojnë mbarë shoqëria, për mjekimin e këtyre plagëve të hapura thellë në trupin e drobitur të saj. Ditë më parë poetja, dhe deputetja, zonja Flutra Açka deklaroi nga kulla e tempullit- i thënçin: “Ky shtet që bie fund e krye era seks…Më falni zotërinj të shtetit- sa krime duhen konsumuar në kaq pak kohë- që ju të lëvizni makinerinë tuaj të ndryshkur”? Shthurja, degjenerimi moral i një shoqërie është edhe mundësia më e prekshme e një vendi, shoqërie, për ta keqpërdorur dhe sunduar! Kriminalizimi i politikës, instutucioneve, deri dhe i shoqërisë shqiptare përgjatë këtyre tri dekadave, i kulmuar me qeverisjen, vithisjen e “Rilindje-Rivdekjes”, ka pjekur pika kujëvenëse, “u shpik-shpif,” që u përkrah, u ngrit, katapultua në pikat më të larta të institucioneve të politikës dhe të shtetit, nga vet politika, shteti. Tufa me Deputetë, Ministra dhe Kryebashkiak të rezultuar me rekorde kriminale, janë evidentuar dhe përjashtuar nga politika, duke dëmtuar, shëmtuar dhe kompromentuar rëndë imazhin e qeverisjes, që as i nxihet dhe as i skuqet syfeti, duke dëmtuar më rëndë dhe fyer imazhin e shoqërisë shqiptare…Po, nga ky produkt, duke kërkuar “me pishë”, model- rasatin, kur e panë që kishin gatuar “gjellën farmak”, me duart e veta nga stalla dhe tufa e tyre, u dhanë duart:  “Zgjedhja është e jona, përgjegjësia mbetet e juaja”! Edhe për një qytetar të thjeshtë përgjegjësia morale dhe jo vetëm, mbetet kriter për gjithësecilin, duke treguar se me kë shoqërohet, me kë ulet në tavolinë, me cilin ecën në rrugë, me kë qan hallet, e përkufizon edhe filozofia e lashtë:

“Më thuaj me kë rri, të të thëm se cili je”!

“Me atë që shoqërohesh në kohë të lirë, tregon vlera të çmuara”!

Ky kriter bazik; njihet nga më të thjeshtët dhe nuk njihet, nuk zbatohet, por abuzohet nga lider-kalander-menderët!

A mund të gjendet rasat i paprekur nga: tufa, stalla, kullota dhe bariu i zgjebosur?!

Politika, shoqëria dhe vetë shteti i pushtuar dhe i zaptuar nga kriminalizimi i institucioneve të shtetit!

Pas këtij bilanci tronditës, filozofia e lashtë thotë.

“A mund të mbyllin plagën ata që e kanë shkaktuar”?!

U formulua jo pa dhimbje një ligj, i cili u quajt: “Ligji i Dekriminalizimit”.

Rezultatet e pakta të këtij formulimi, të paktën kanë mundur të japin impaktet e veta; të qetësojnë paksa shpirtërat e shqiptarëve të trazuar!

Rezultantia: Shoqëria shqiptare është përballur dhe e mbuluar me veset më perverse nga më të ndyra dhe të shëmtuara. Shëmtimin e shoqërisë shqiptare e ka bërë polikitikë-shthurja, e cila ka futur në politikë, në gjithë instituconet “derrin dhe dosën, me brekë dhe pa brekë”!

Gjithëkush mund të lexojë këtë citim, madje ata që janë pjesë e dy sistemeve, do t’u kujtohen, do të “buzëqeshin dhe të shtrëmbërojnë buzët”.

Por, ky është produkt i prekshëm, kudo dhe nga kushdo!

Standartet mbeten kolona të përjetëshme!

Shoqëria shqiptare e shquar dhe e pushtuar këto kohë nga fenomenet e formuluara: “Dekrimalizimi”, “Dekusarizimi”, dhe në vijim ka shpërthyer në sipërfaqe këto kohë dhe ka mbuluar dhenë; “Dekurvarizimi”!

Tregu mediatik i ditës, i tejmbushur me formulimet: “Dekriminalizimi”, deri më tani i formular në ligj. Më pas në dinamikën e shpejtë doli në horizont, “Dekusarizimi”, i formular nga goja e opozitës, i arsyetuar edhe sipas vendimit të Gjykatas Kushtetuese, për ndërprerjen e mandatit të një deputeti. Vettingu së pari duhet të niste nga të parët; politika, shtetarët, duke dhënë modelin, të cilët rezultojnë edhe: grabitqarët, zullumqarët, hileqarët dhe haleqarët, ndaj e kanë kundërshtuar dhe nuk e kanë miratuar Vetingun, në Politikë të kërkuar nga Opozita dhe shoqëria, si pastrim i vonuar dhe i domosdoshëm i politikës, e prekur rëndë nga, krimi dhe abuzimi me pushtetin, mbi shqiptarët!

E deri në “Sitën” e Vettingut në Drejtësisë (dreqsisë) ku kanë mbetur me dhjetëra gjyqtarë- qyqarë dhe prokurorë, për abuzime në vendimarrjet e tyre, shkeljen e ligjit dhe të drejtës njerëzore, për pasuritë marramëndëse, me dhjetëra banesa, vetura, garazhe, bagazhe, pasuri të bashkëjetuesve, e bashkëpunuesve, mijëra ha tokë nga e gjithë harta e Shqipërisë, të cilët i kanë përfituar nëpërmjet abuzimit dhe bashkëpunimit me krimin.

Shqiptarët me qindra dhe mijëra largohen edhe nga kjo botë, pa e marrë atë që e kanë të trashëguar, mbeten të lënguar dhe të lënduar edhe në botën tjetër, sepse, Drejtësia (Dreqësia) e ëndërruar bën padrejtësi: Nuk dëgjojnë e gjykojnë me arsye, por paragjykojnë e vendosin me urrejtje, nuk hyjnë në brendinë, thellësinë e akuzës, por mjaftojnë, notojnë në cektësinë e tyre.

Nuk dëgjojnë dhe të pyesin se; ku i “dhëmb plaga të sëmurit”, por “përcaktojnë diagnozën” pa e dëgjuar e “vizituar” atë!

Por pyesin, “vizitojnë” e besojnë patronazhistin, tellallin!

Në poltronet e tyre shfaqen edhe si; zgjyrtar-gjynaqar dhe jo gjyqtar- qytetarë, misionar, duke mos njohur, madje shëmtuar misionin e misionarit dhe të shërbestarit, duke mos i mjekuar e mbyllur plagët, por duke u shkaktuar e hapur plagë shoqërisë!…

Nuk kanë ndjeshmëri e dhimbsurinë njerëzore, po kanë urrejtjen barbare-antinjerëzore!

Nuk besojnë provat, aktet dhe faktet zyrtare, me firmë dhe vulë, por marrin të mirëqëna shpifjet e të shpifurve- vulëhumbur!

Ata që ndëshkojnë 28 mijë shqiptarët për llampën e dritës dhe vrasin, rrëmbejnë pronën, gjakun, jetën e shqiptarëve dhe dalin të krekosur-menderosur nëpër rrugë…Këtë të vërtetë, të pakontestueshme e rezulton Vettingu i Drejtësisë! Pikë!

Dështimi i qeverisjes edhe me drejtësinë- përballë protestave të Avokatëve dhe shqiptarëve.

Fenomene dhe formulime të tjera, të cilat kanë munguar në fjalorin tonë, janë futur e kanë pllakosur kudo, kanë zënë vend dhe kumbojnë me klithma, sidomos në harkun e këtyre viteve.

Politika duke parë rrezikun e vet, klithi me të fortë, dhe miratoi ligjin për “Dekriminalizimin”.

Por, këto kohë me masa të shpejta dhe të duhura, për fenomenin e buisur, është hedhur në treg dhe i formular pa tam-tame nga qytetaria vlonjate: Ligji i shumë vonuar i: “Dekurvarizimit”!

Duke e njohur e pasur statusin e nëpunësit civil, qoftë dhe në jetën intime, nëpunësit në cilindo nivel të tyre duhet të ishin, të jenë dhe të mbeten modele të shoqërisë, sepse ata nuk përfaqësojnë më veten, por shtetin, shoqërinë që i përzgjedh në poltronet drejtuese.

Përzgjedhja e tyre ishte dhe mbetet, një standard i pandryshuar. Pra, ata duhet të jenë dhe të mbeten “majaja”, pjesa që përfaqësojnë dhe frymëzojnë shoqërinë, dhe jo “krundet”, që helmojnë dhe shthurin shoqërinë.

Fatkeqësisht, padrejtësisht dhe qëllimisht, politikë- shthurja i ka shtrirë fijet e “Kriminalizimit”, të “Kusarizimit” dhe të “Kurvarizimit” në çdo qelizë të vendit. Pra, ky model kërkohet me pishë dhe përzgjidhet, për në poltronet e administratës nga këto monstra…

Çdo shqiptar e sheh të sotmen me dhimbje dhe të nesërmen me drithërim:

Ka një vijë ndarëse, madje me thikë, midis jetës private, jetës institucionale dhe publike, por ka edhe një vijë ndarëse midis të zgjedhurit dhe të zakonshimit. Ka një kod, etikë qytetare, ligje të formuluara dhe rregulla të pashkruara, sa të shënjtëruara të shoqërive të emancipura dhe të përparuara, të cilat i ka shëmtuar dhë rrënuar qeverisja e sotme!

Edhe vetë politika bën “shou” me vidio-kaseta të shpifura, të buisura, si “krijime më të sukseshme” dhe perverse, që provokon e shthur shoqërinë, të përgatitur edhe nga gjahu ndaj gjuetarit!

Pra, njerëzit e fushës, qoftë të sociologjisë, do të mund të shprehen për një ligj të: “Dekurvarizimit” për të ndëshkuar gjuetarin dhe gjahun, zyrtarin që shfrytëzon pushtetin, ofron me anën e pushtetit, por edhe gjahun që miklon, josh, tundon, buzëqesh, ngacmon seksualisht njeriun e shtetit, madje përgatitet, paguhet dhe shfrytëzohet për punë të liga.

Natyrishtë ligji i formuluar, i rrjedhur nga normat dhe standardet njerëzore dhe shoqërore, as nuk mund të pranojë shfrytëzimin e njeriut me pushtet, por as provokimin, që i bëhet njeriut të shtetit me kamera dhe vidio, duke shpërdoruar lirinë, e keqpërdorur njerëz me nivele të ulëta, duke i kthyer si “vrasës me pagesë”, të përkthyer në “provokues, përfitues me pagesë”!

Dhe nga këta modele, na kanë zënë veshët dhe parë sytë, kryesisht edhe femra; më tregonte një punonjës i policisë Vlorë, këto ditë: “Provokojnë me ankesa fiktive, shpifje deri dhe telefonata te 129, sidomos ndaj atyre që i denoncojnë për abuzime, me provokime në udhë, për të përfituar, duke i kërcënuar edhe meshkujt me ankesa perverse, filmime me kushte për shuma parash, duke u ankuar, e shpifur, madje mbledhin edhe dëshmimtar të rremë, të kallëpit të tyre; se janë provokuar! Apo i tundojnë, u tundin “kaseta filmike” false deri përpara familjarëve të tyre, duke u kërkuar dhe shuma parash!

Këto nivele të ulëta dhe perverse, të keqprodorur, e kanë gjetur dhe e vazhdojnë si “Mjet Pune”, me mjete presioni. “Mundësi Jetese”, nëpërmjet këtyre shpifjeve të ulëta dhe përverse!

Ligji i “Dekurvarizimit”, i kthyer në emergjencë dite, të formulohet dhe miratohet me referendum popullor-apelon edhe qytetaria vlonate, dhe ajo shqiptare!

Shqipëria po zbrazet përditë, sepse këtu s’ka asnjë shpresë. Shpresa që vdes e fundit është vrarë e para edhe për shpresëvegjëlit.

Përgjatë një jave, vetëm nga sistemi i shëndetsisë deklaroi dje Dr. Shk Lida Shosha; Janë larguar 70 infermierë, personel të shëndetësisë.

Me këtë trend, në vitin 2050 Shqipëria; nga 4 milion do të katandiset në 800 mijë shqiptarë!

Udhëheqësit-udhëhumbësit tanë, nuk po e ndalin rrokullimën, por e shpejtojnë atë!…

Shthurja, degjenerimi moral i një shoqërie është edhe mundësia më e prekshme e një vendi, shoqërie, për ta keqpërdorur dhe sunduar!

Dhe kjo shthurje, shtrihet deri në jetën familjare, atë shoqërore dhe mediatike, duke propaganduar veset si vyrtyte, shthurjen si emancipim, imoralitetin si moralitet, etj!

Varfëria dhe tallja, janë pjesë e qeverisjes.

Turmat amorfe, të verbëruara i shkojnë pas, duke mbajtur në mjerim të sotmen dhe të nesërmen e vendit…

Shoqërisë shqiptare e mbarë shqiptare i apelojnë madje dhe pjesa Elitare, e Artit, Kulturës të: Reflektojnë dhe kontrubojnë për vete, vendin dhe brezat: Të bëjmë shtet si gjithë vendet e tjerë, t’u shërbejë dhe jo t’u rrëmbejë, të edukojë dhe jo të shthurë…