Kim Mehmeti: Piktori e bëri Shqipërinë t’i ngjajë tokës së vjedhur, të cilën e kontrollojnë hajdutët e saj

407
Sigal

Kim Mehmeti: Piktori e bëri Shqipërinë t’i ngjajë tokës së vjedhur,  të cilën e kontrollojnë hajdutët e saj!

– SPAK-u preu fletë-arreste edhe për dy të vdekur me çka Shqipëria u bë vendi i parë, ku të vdekurit jo vetëm që votojnë, por edhe arrestohen?!

– Ne shqiptarët vonë do e kuptojmë se fuqitë e mëdha janë të atilla, sepse eksperimentet e tyre te popujt e vegjël, janë të suksesshëm, edhe atëherë kur dështojnë!

– Deputetët e LDK-së e sulmuan fizikisht deputetin e VV-së. Kështu ata vetëm e vazhdojnë traditën e vjetër partiake, ku rrugaçëria politike mbulohet me tituj shkencorë!

– Siç duket, mandatar i ardhshëm i qeverisë së Maqedonisë do jetë kryetar i LSDM-së i cili edhe në politikë  e përdor  mendësinë e domateshitësit nga Strumica: mallin e kalbur e mbulon me domate të mëdha e të mira! Pra shqiptarëve ua thotë atë që duan ta dëgjojnë, e ua bën  atë që i sjellë profit atij dhe vasalëve të tij të  BDI-së!