Zjarri në Gjirokastër, plagoset një zjarrfikës, dërgohet me urgjencë në spital

215
Sigal

Vijon të mbetet problematika situata e krijuar nga zjarret në qarkun e Gjirokastrës.

Mësohet se gjatë operacionit për të shuar zjarrin në Saraqinisht, ka mbetur i plagosur një zjarrfikës, i ardhur në ndihmë nga trupat e Bashkisë Libohovë.

Sipas informacioneve, zjarrfikësi ka ndrydhje të këmbës pasi terrni është malor.

Mësohet se ai është transportuar për trajtim në spitalin “Omer Nishani” të Gjirokastrës, ku po merr ndihmë mjekësore