Nis zyrtarisht kontrolli, KLSH ‘zbarkon’ në zyrat e Emergjencave Civile

235
Sigal

Ka nisur zyrtarisht kontrolli i KLSH në zyrat e Emergjencave Civile.

Kontrolli ka nisur në  drejtorinë e përgjithshme të emergjencave civile si dhe hallka të tjera të ministrisë së brendshme që lidhet me emergjencat civile, në Ministrinë e mbrojtjes si dhe ato të pushtetit vendor.

Ky kontroll nisi pas zjarreve të fundit ku pati akuza të shumta se punonjësve ju mungonin pajimet bazë.

Nisja e këtij kontrolli pati një bllokim nga ana e strukturës së emergjencave qëndrore civile pasi drejtori ishte me pushime, duke shkaktuar dhe një reagim nga kreu i KLSH Arben Shehu i cili i bëri thirrje për rikthim në punë.

Pas rikthimit,një ditë më parë ka nisur kontrolli edhe në këtë institucion.