Deputetët, pasanik në Parlament, milionerë dhe agallarë në pension

624
Sigal

Deputetët shqiptarë janë nga më të privilegjuarit e rajonit për shkak të ligjeve që kanë miratur në fshehtësi për trajtimin e tyre. Për 4 vjet, pagesa për 1 deputet kap shifrat e 144 milionë lekë. Ja lista me 22 përfitimet, duke filluar nga pagat, shpërblimet, makinat, qirate, telefonat, hotelet, kreditë 50 milionë lekë me interes zero, dieta që shkojnë deri në 750 mijë lekë në muaj etj. Deputetët kur dalin në pension marrin 50% të pagës së deputetit, ndërkohë që pensioni minimal i qytetarëve është 14.700 lekë

Në Shqipëri edhe pse qindra intelektual, profesorë, profeisonistë të fushave të ndryshme, të rinj dhe të reja të shkolluar brenda dhe jashtë vendit janë pa punë dhe marrin rrugët e kurbetit, ndërkohë që dhjetra dhe qindra deputetë dhe ish-deputetë edhe pse kanë mbushur moshën për pension nuk pranojnë të dalin në pension por kanë kapur kolltukët e Parlamentit dhe karriget e drejtorllëkut në institucionet qëndrore, locale dhe ato të pavarura. Dhe shteti nuk u ndërpret marrëdhëniet financiare por bëhet palë duke mos zbatuar ligjin për moshën e pensionit të deputetëve.

E përse duhet të dalin në pension, kur jetojnë në luks, trajtohen me privilegje personale e familjare ? Kur nëpërmjet mandatit bëjnë “pazare” me punësime në miliona lekë për 1 vend pune? Kur udhëtojnë me makina luksoze shtetërore, kur shëtisin gjithë botën me taksat e shqiptarëve, kur për 6 muaj kanë të drejtë të mos shkojnë në parlament (punë) dhe paga u jepet e plotë…

Gazeta “Telegraf”, kohë më parë nëpërmjet bashkëpunëtorit të saj për problemet e pensioneve dhe pagave ekspertit Fadil Kepi, trajtoi katër ditë më parë një problem që lidhet me mos zbatimin e ligjit të pensionit nga shtetarët e lartë. E kemi fjalën për deputetët. Ata nuk pranojnë të dalin në pension edhe 5 e 10 vite pas plotësimit të moshës, por qëndrojnë në parlament, duke u paguar nga buxheti i shtetit. Po kështu, vetë shteti nuk i detyron të dalin pension, duke u ndërprerë marrëdhëniet financiare ditën e plotësimit të moshës për pension, siç vepron me kategoritë e tjera të punonjësve, të cilët njoftohen 30 ditë para plotësimit të kohës ligjore të qëndrimit në punë! Si gjithë të tjerët edhe deputetët, daljen në pension në moshën e përcaktuar ligjore, ua detyron Kodi i Punës dhe një seri vendimesh e urdhrash që burojnë prej Ligjit Nr. 136/2015 (i ndryshuar) dhe prej shumë ligjeve të tjera mbi punësimin dhe moshën e daljes në pension të zyrtarëve të lartë, qofshin këta edhe të zgjedhur (deputetë), por që ushtrojnë detyra shtetërore. në redaksinë e “Telegraf” kanë ardhur shumë reagime lidhur me sqarimet e bëra prej ekspertit Fadil Kepi, duke kërkuar të publikohen shkaqet se përse deputetët nuk pranojnë të dalin në pension dhe përse nuk u ndërpriten marrëdhëniet financiare kur ata arrijnë moshën e detyrueshme ligjore të daljes në pension! Në përgjigje të këtyre reagimeve, po publikojmë motivet, se përse deputetët nuk e lëshojnë kolltukun edhe pasi plotësojnë moshën për të dalë në pension. Siç kuptohet, ka vetëm një arsye përse ata nuk pranojnë të dalin në pension: Pagesa e lartë që marrin, shpërblimet dhe privilegjet e tjera për veten e familjarët, pa llogaritur privilegjet që i krijojnë, i sigurojnë dhe i realizojnë e i garantojnë nëpërmjet fuqisë së mandatit si deputetë… E përse duhet të dalin në pension, kur ata jetojnë në luks, kur trajtohen me privilegje personale e familjare? Përse duhet ta lënë kolltukun e deputetit, kur nëpërmjet tij bëjnë edhe “pazare” me punësime në miliona lekë për 1 vend pune? Përse duhet ta lënë kolltukun e deputetit, kur udhëtojnë me makina luksoze shtetërore? Përse duhet të dalin në pension, kur ata shëtisin gjithë botën me taksat e shqiptarëve, kur për 6 muaj kanë të drejtë të mos shkojnë në parlament (punë) dhe paga u jepet e plotë, për më tepër që edhe shteti nuk i nxjerr në pension me forcën e ligjit?!

“E ndërsa paga minimale në Shqipëri për punonjësit e thjeshtë është 260 mijë lekë në muaj, për muajin qershor fatura më e ulët që kanë paguar shqiptarët për deputetët e tyre është 30 mijë lekë të rinj në muaj ose 300 mijë lekë”.

Ja pagat, shpërblimet, dietat dhe privilegjet përfitojnë deputetët

  1. Paga e deputetit: 156 mijë e 750 lekë (22 ditë).
  2. Deputeti i grupit parlamentar me 10 deputetë: 15% shtesë page.
  3. Kryetari i grupit parlamentar me më pak se 10 deputetë: 5% shtesë page.
  4. Kryetarët e komisioneve parlamentare:5% shtesë page.
  5. Për 1 mbledhje komisioni: 2 mijë lekë të reja (12 mbledhje në muaj).
  6. Deputeti përfiton: 20 shpërblime mujore, me nga 2 mijë lekë të reja.
  7. Kryetari i komisionit parlamentar: 2500 lekë të reja për çdo mbledhje.
  8. N/kryetari komisionit parlamentar: 2200 lekë të reja për çdo mbledhje.
  9. Deputeti përfiton: 24 mijë lekë të reja në muaj, për pjesëmarrje në sesionet normale
  10. Deputeti përfiton: 40 mijë lekë të reja në muaj për mbledhjet në komisione të veçanta.
  11. Për çdo mbledhje të konferencës së kryetarëve: 2500 lekë të reja pagesë.
  12. Për dietat brenda vendit: 4% e pagës, ose 6271 lekë për çdo ditë shërbim në zonën ku është deputet.
  13. Deputeti përfiton: 6 dieta në muaj me nga 6271 lekë të reja, ose 38 mijë lekë të reja në muaj.
  14. Deputeti që nuk është banor i Tiranës, përfiton: 12 dieta mujore në muaj me 6271 lekë të reja, ose 75 mijë e 252 lekë në muaj.
  15. Deputeti kur del nga Tirana: 3 mijë lekë të reja për çdo natë fjetje në hotel, deri në 12 netë fjetje.
  16. Pagesë telefoni për kryetarët e komisioneve dhe grupeve parlamentare: 20 mijë lekë të reja në muaj.
  17. Pagesë telefoni për deputetin: 17 mijë lekë në muaj.
  18. Deputeti përfiton: 35 mijë lekë në muaj, për transport publik.
  19. Punësim në institucionet shtetërore për bashkëshortet/ët
  20. Punësim në institucionet shtetërore për familjarët që jetojnë me ta.
  21. Pagesë 2% të pagës mujore, për çdo vit pune të siguruar
  22. Kredi strehimi me vlerë 50 milionë lekë, me 0% interes

Ja pensionet dhe ndihma ekonomike për popullin 

  1. Pensioni minimal: 14.350 lekë
  2. Pensioni mesatar: 26. 680 lekë
  3. Pensioni i lartë: 29.189 lekë
  4. Pensioni në fshat: 12.866 lekë
  5. Pensioni për aftësi të kufizuar: 9900 lekë
  6. Pensioni për të verbër: 11. 250 lekë
  7. Pensioni për paraplegjikët: 9900 lekë
  8. Pensioni për tetraplegjikë: 9900 lekë
  9. Jepen 1900 lekë në muaj për kryefamiljarin
  10. Jepen 1800 lekë në muaj për bashkëshorten
  11. Jepen 1260 lekë në muaj për anëtarët e tjerë të familjes mbi moshën 18 vjeç
  12. Jepen 900 lekë në muaj, për anëtarët e familjes në dhe nën moshën 18 vjeç
  13. Jepen 2600 lekë në muaj, kur familja përbëhet nga vetëm 2 bashkëshortë
  14. Jepen 3 mijë lekë në muaj për viktimat e trafikimit (pa të ardhura)
  15. Jepen 3 mijë lekë në muaj për viktimat e dhunës në familje (pa të ardhura)

Sa kushton një deputet?

Ligjëvënësit tani janë me pushime, për tu rikthyer në shtator. Por sa i kushton shqiptarëve mbajtja e një deputeti me rrogë? Paga mujore neto për një të zgjedhur është 116,539 lekë, por përfitimet mujore të tij janë shumë më shumë.

Pagës i shtohen të ardhurat që një deputeti i jepen për karburantin, përdorimin e telefonit, dietat dhe qiraja për ata që nuk kanë shtëpi në Tiranë.

Edhe pjesëmarrja në Komisionet Parlamentare paguhet. Në total përfitimet mujore për një deputet shkojnë deri në 323 mijë lekë ose rreth 2 mijë e 700 euro.

Shpenzimet për një deputet:

Paga mujore neto: 116,539.

Karburant: 30 deri 40 mijë lekë.

Telefon: 17 deri 20 mijë lekë.

Dieta: 27 deri 75 mijë lekë.

Pjesëmarrja në komisione: deri në 25 mijë lekë.

Qira: 35 deri në 70 mijë lekë.

Totali i përfitimeve mujore neto: deri në 323 mijë lekë.

Total i përfitimeve të një deputeti në vit: 3 milionë e 876 mijë lekë.

” Deputetët kur mbarojnë mandatin marrin për 3 vite, 50% per qind të pagës. Teksa pavarësisht punëve të tjera që mund të bëjnë kur të mbushin moshën e pensionit do marrin 50% përqind të pagës së deputetit aktual në atë kohë.” 

Ja shpenzimet

Shqiptarët kanë paguar mbi 130 milionë lekë të vjetër vetëm për muajin qershor për 109 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë për karburant, fatura telefoni apo për qiratë e shtëpisë.

Në tabelën e shpenzimeve për muajin qershor, muaji i fundit i punës i plotë për këtë legjislaturë bie në sy shuma e madhe që paguajnë taksapaguesit shqiptarë për disa deputetë, të cilët nuk kanë shtëpi në kryeqytet, por qëndrojnë me qira.

Janë 21 deputetë të cilët përfitojnë pagesë ekstra për qiranë e shtëpisë ku qëndrojnë në kryeqytet. Nga këta duket se 16 ligjvënës nga maxhoranca, por edhe nga opozita e re preferojnë të jetojnë në qendrën e kryeqytetit dhe në apartamente luksoze, pasi shuma që paguan Kuvendi për ta është 700 mijë lekë të vjetër vetëm për një muaj ose 70 mijë lekë të reja.

Ndërsa shuma që paguan Kuvendi për 5 deputetët e tjerë që jetojnë me qira në Tiranë është sa gjysma e atyre më sipër. Pra, 35 mijë lekë të reja ose 350 mijë lekë. Po ashtu, në tabelë vërehen disa raste se ndonëse Kuvendi paguan qira për ta për të qenë në kryeqytet dhe për të marrë pjesë në komisionet parlamentare, disa prej tyre rezultojnë se nuk kanë marrë asnjë lekë për pjesëmarrjen në komisione të përhershme parlamentare që përkthehet se nuk kanë marrë pjesë në asnjë komision.

Po ashtu, një tjetër zë në tabelën e shpenzimeve për deputetët përveç qirasë është edhe fatura e telefonit. Nga ky zë i shpenzimeve rezulton se për muajin qershor asnjë deputet nuk ka përfituar më pak se 170 mijë lekë të vjetër në muaj vetëm për të komunikuar në telefon apo për të shkëmbyer mesazhe e për të qëndruar në internet.

Ndërsa vlera më e madhe për faturat e telefonit është 20 mijë lekë të rinj, ose ndryshe 200 mijë lekë të vjetër. Nga 109 deputetë që janë në tabelën e publikuar nga Kuvendi, 11 prej tyre kanë shpenzuar të paktën 20 mijë lekë të rinj në muaj. E ndërsa paga minimale në Shqipëri për punonjësit e thjeshtë është 260 mijë lekë në muaj, për muajin qershor fatura më e ulët që kanë paguar shqiptarët për deputetët e tyre është 30 mijë lekë të rinj në muaj ose 300 mijë lekë.

Ndërsa vlera më e madhe është 40 mijë lekë në muaj. Ajo që bie në kontrast është fakti se edhe deputetët, të cilët marrin pagesën për qiranë e shtëpisë, përfitojnë po ashtu vlerën maksimale të pagesës për karburantin e automjeteve të tyre.