Zjarr në Poliçan, flakët shkrumbojnë dhjetëra rrënjë ullinj, dyshohet i qëllimshëm

116
Sigal

Një zjarr i madh ka rënë sot në fshatin Fushë-Peshtan të Poliçanit.

Zjarri, që mendohet të jetë i qëllimshëm, është përhapur përgjatë aksit rural Fushë Peshtan-Karkanjoz, duke përfshirë edhe arat me të mbjella.

Mjetet zjarrfikëse të Poliçanit e kanë pasur të pamundur të shuajnë flakët dhe se kanë kërkuar ndihmën e e Repartit të Shpëtimit nga Zjarri Berat.

Tre mjete nga Berati janë nisur drejt Poliçanit dhe vetëm pak minuta më parë është bërë e mundur shuarja e zjarrit.

Si pasojë e flakëve janë djegur dhjetra rrënjë ulliri dhe disa dynym tokë arë me të mbjella, ferra e shkurre.