VIDEO/ Qytetarët ndezin qirinj para Kryeministrisë në nder të vogëlushes së vrarë me skaf nga Komisari i Policisë

60
Sigal

Në orën 20:00, qytetarët dhe aktivistët po zhvillojnë Homazhe në shkallët e Kryeministrisë në nderim të viktimës së pafajshme 7 vjeçare e cila u vra në mënyrë makabre me skaf duke luajtur në breg të detit në Himarë, nga Komisari i Policisë Arjan Tase, i cili ishte i dënuar më parë për lejim të kultivimit të kanabisit në Vlorë.

Në videon e postuar nga aktivisti dhe Avokati Altin Goxhaj, dallohen disa dhjetra qytetarë të cilët kanë ndezur qirinj për nder të të miturës e cila ndërroi jetë gjatë paradites së sotme.

Reagimi i plotë: 

Në orën 20:00 u ndezën qirinj tek Kryministria si Homazh për 7 vjeçaren që humbi jetën si pasojë e krimit shtetëror në Plazhet e Vdekjes.

Tek Kryeministria pas ngjarjes makabre te kryer nga nje punonjes  me detyra te larta në Policinë e Shtetit, i cili vrau me skaf një vajzë 7 vjeçe ne breg të detit.

Hajdeni të kerkojme dhe tregojme se kush është përgjegjësi dhe te kerkojme ne dritën e qirinjve,  me nje buqete lulesh, me nje mesazh ne nje cope leter, pak dinjitet per veten, se e pafajshmja u largua….

Të kërkojme shkarkimin ose…
Dorëheqje e Ministrit te Brendshëm zotit Bledi Çuçi

Dorëheqje e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit zoti Gledis Nano

Dorëheqje e Ministres se Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro.

__
Ngushellime familjes Avdia për humbjen e dritës së tyre, zoti ju dhëntë forcë për të kaluar këtë dhimbje që  ka tronditur thellë çdo bashkombas. Zoti qoftë me ju, e shpirti i engjëllit tuaj u prehtë qiell!