Zjarr në një pallat në Tiranë, evakuohen banorët

401
Sigal

Një zjarr i madh ka rënë në orët e para të ditës së sotme në një pallat në Tiranë, duke sjellë evakuimin e banorëve.

Zjarri ka qenë i përmasave të mëdha, duke sjellë edhe ndërhyrjen e 4 makinave zjarrfikëse, duke bërë të mundur që vetëm në mëngjes të shuhej zjarri.

Me të mbërritur në vendin ku kishte rënë zjarri, u evakuuan banorët për të mos pasur të plagosur apo dhe më keq, viktima nga flakët apo asfiksia.

Në vendin e ngjarjes përveç zjarrfikësve ka mbërritur dhe policia e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.