Korçë, aksidentohet në kokë punëtori i një firme të gëlqeres, arrestohet biznesmeni. Ja emri

514
Sigal

Një punëtor është aksidentuar gjatë punës në një firmë të prodhimit të gëlqeres. Burime zyrtare nga policia thanë se kanë arrestuar në flagrancë pronarin e kësaj firme sepse akuzohet për “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”.

Policia e Korçës ka bërë të ditur se ka arrestuar Andon Ropin, 50 vjeç, banues në fshatin Leshnjë, pronar i një firme të prodhimit të gëlqeres në këtë fshat.

Arrestimi i tij u bë pasi një ditë më parë punëtori 34-vjeçar me inicialet N. I,, banues në fshatin Kamenicë, punonjës në këtë firmë, gjatë punës në grumbullimin e gurëve për prodhimin e gëlqeres, është aksidentuar me një gur në kokë.

Pas marrjes të ndihmës mjekësore në Spitalin e Korçës, i riu është transportuar për në Spitalin Ushtarak në Tiranë, për mjekim më të specializuar.