Zjarr i madh në Memaliaj, dëme të shumta në pemë frutore

56
Sigal

Një zjarr i madh po shkakton dëme te konsiderueshme në drurët frutorë në fshatin Qesarat Bashkia Memaliaj.

Sipas informacioneve të fundit deri më tani janë djegur disa pemë ullinj dhe bajame ndërkohe që flakët po shtrihen dhe në pjese të tjera.

Si pasojë, forcat zjarrfikëse të Memaliajt ndodhen në vendngjarje ku po lufton me flaket për të evituar shkaktimin e dëmeve të shumta në pemët e tjera frutore.

Ka dhe një vatër zjarri jo larg zonës aktive ç’ka po luftohet për ta vënë nën kontroll.