Zgjedhjet mbaruan, Komiteti i Ramës heq kufizimet për emigrantët nga Greqia dhe Maqedonia

313
Sigal

Një javë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, Komiteti Teknik i Ekspertëve mori vendimin për vendosjen e karantinës dy javore ndaj të gjithë emigrantëve që hynin në territorin e Shqipërisë nga shteti i Greqisë apo Maqedonisë së Veriut.

Vendimi u ankminua në Gjykatën Administrative nga LSI, por nuk arriti që ta rrëzojë para zgjedhjeve të 25 prillit.

Sot një javë pas zgjedhjeve, duke nisur nga mesnata e 3 majit, ky kufizim do të hiqet. Në këto kushte të gjithë emigrantët që vijnë në Shqipëri nga Greqia dhe RMV-së do të munden të hyjnë dhe të qendrojnë pa pengesë në vendin tonë.

Komiteti Teknik i Ekspertëve vendimin e tij, duke detyruar emigrantët të qëndronin në karantinë e arsyetoi si një masë parandaluese ndaj shtimit të rasteve të reja me Covid-19 në vendin tonë.

Por, nëse do të shohim rastet e reja të raportuara nga këto dy vende fqinje nuk tregohet një rënie në kurbën epidemiologjike.

Përkundrazi, para një dite Greqia ka shënuar 1,389 raste të reja, ndërsa Maqedonia e Veriut 104 raste ditore.

Duket se vendimi i Komitetit i shërbeu Kryeministrit Edi Rama, i cili dukej se i trembej një vote kundër nga shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Greqi. Vendimi i karantinës pengonte shqiptarët që jetojnë në Greqi që të kishin të drejtë vote.