Zbulohen emrat, ja kush garon për sekretar të përgjithshëm të PD

117
Sigal

Flamur Noka dhe Arben Ristani në garë për sekretar të përgjithshëm të PD.

Ashtu siç është paralajmëruar më herët, në mesditë pritet të mblidhet kryesia e Partisë Demokratike. Kryetari i PD, Sali Berisha i ka të qarta emrat që do të prezantojë në kryesi për postet e nënkryetarëve, Sekretarit të Përgjithshëm dhe sekretariateve.

Në garë për postin e nënkryetarit do të jetë Oerd Bylykbashi dhe Luçiano Boçi.

Burimet bëjnë të ditur gjithashtu se për një nga postet drejtuese do të kandidojnë edhe Belind Këlliçi, Agron Shehaj dhe Flamur Noka.

Votimi do të nisë në Këshillin Kombëtar në orën 18:00 dhe numërimi i votave më pas, do të jetë transparent.