Rriten temperaturat, zbuloni çfarë ka rezervuar moti për sot

186
Sigal

Sipas MeteoAlb: Paraditja do të jetë me kthjellime dhe kalime vranësirash. Kthjellimet më të dukshme do të jenë në zonën e ulët, ndërsa vranësirat do të jenë më të fokusuara përgjatë zonës malore. POR në vijim vranësirat do të shtohen në të gjithë vendin, ku në mbrëmje dhe natën vonë do sjellin reshje Jugperëndimore të territorit.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 17°C.

Era do të fryjë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor – Juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 – 4 ballë.

Orët e para të ditës në Kosovë do të jenë në mbizotërmin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta. Ndërsa në orët në vijim parashikohet që vranësirat gradualshit të shtohen, ku pritet të pësojnë dhe zhvillime të përkohëshme duke sjell reshje të pakta dhe të izoluara dëbore në Veriperëndim të territorit.

Pjesa e parë e ditës do të jetë në ndikimin e kthjellimeve në pothuajse gjithë territorin e MV. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës parashikohet që gradualisht  vranësirat të përfshijnë të gjithë MV, KU në orët e natës pritet që MV të dominohet nga moti i vranët.