Studimi alarmues/ Ja kur bëhet i pashmangshëm ataku në zemër

562
Shkencëtarët kanë zbuluar një simptomë të re e cila mund të konsiderohet si shenja e pashmangshme që tregon për një atak në zemër. Pas ekzaminimit të të dhënave të disa pacientëve, një ekip mjekësh në univesitetin e Michiganit kanë konfirmuar se një element i pashmangshëm që shkakton atakun është kolesteroli në formën e kristaleve.Ata kanë zbuluar se ky lloj i veçantë i kolesterolit të forcuar është gjetur në mbi 89 për qind të rasteve emergjente. “Në studimet e mëparshme, ne kemi treguar se kur kolesteroli kalon nga gjendja e lëngët në të ngurtë, apo në gjendje kristali, zgjerohet në vëllim si akulli dhe uji”, ka treguar profesori i mjekësisë, Dr. George Abela. “Ky zgjerim brenda mureve të artereve mund t’i çajë arteret dhe ta bllokojë qarkullimin e gjakut duke shkaktuar atak në zemër apo në tru”. Hulumtimet gjithashtu kanë përforcuar faktin se ushtrimet fizike dhe ushqimi i shëndetshëm kanë aftësi të zvogëlojnë formimin e këtyre kristaleve.
Sigal