Kur duhet ta lajmë fytyrën?

645
Përgjigjet e konsultuara me dermatologë të ndryshëm vijnë bazuar në dy tipologji lëkurash.

Lëkurë me yndyrë
Lëkurë e kombinuar ose e thatë
Lëkurat me yndyrë, sa më shumë të lahen, aq më shumë yndyrë prodhojnë ndaj një herë në ditë do të mjaftonte për të mbajtur në balancë atë shkëlqimin e bezdisur që nuk na tregon bukur në foto dhe na krijon ndjesinë e mungesës së freskisë.
Të kesh një lëkurë me yndyrë nuk do të thotë të kesh një lëkurë të papastër. Duhet thjesht pak kujdes në përzgjedhjen e disa prej produkteve më efikase në pastrim dhe make up.

Shpesh herë krijohet ideja qe kur ke lëkurë me yndyrë, duhet të përdorësh produkte “oil free”, që nuk përmbajnë vaj, por sipas dermatologëve është e kundërta.
Lëkurat me yndyrë kërkojnë më shumë produkte vajore.

Lajeni fytyrën me një larës që përmban vajra bimorë dhe esencialë.
Gjatë larjes ata depërtojnë lehtë nëpërmjet poreve në nënshtresat e lëkurës dhe gjatë shpëlarjes uji heq me thjesht dhe më shpejt, yndyrën e fytyrës dhe vajin e larësit.
Në larjen e fytyrës përpara gjumit, mos harroni të përdorni një tonik pa alkool dhe pastaj të përhapni kremin ushqyes specifik për lëkurat me yndyrë. Gjithashtu përdorni për scrub, produkte me përmbajtje retinoli që zvogëlojnë poret. Gjithmonë përdorimi këshillohet në darkë pasi ky përbërës e bën lëkurën më të ndjeshme ndaj ekspozimit në diell.

Kujdes, mos i ngacmoni puçrrat.
Kur prekni sipërfaqe të tjera të lëkurës me duar ato kanë gjasa të shpërndahen.

Kosi natyral.
Blini një kos natyral 100% në supermaket dhe aplikojeni si krem në portret. Duke qenë se është i pasur me acid laktik, është i dobishëm për lëkurat e thata. Çdo rast ka specifikat e veta, ndaj këshillohet të konsultoheni me dermatologun. 
Sigal