Rrezikonin të mbyteshin, shpëtohen dy familjarët në Gjirin e Lalzit

143
Sigal

Një ditë pushimi mund të kishte përfunduar në tragjedi. Një 50-vjeçar i identifikuar me inicialet M.Kastrati ka rrezikuar të mbytej mesditën e sotme në plazhin e Gjirit të Lalzit së bashku me mbesën e tij.

Ai dhe mbesa e tij 13-vjeçare fatmirësisht u shpëtuan nga Policia Kufitare e cila po patrullonte në zonë.

Sipas informacioneve paraprake ai mund të ketë kaluar një parainfark ç’ka i ka shkaktuar dhe komplikacionet në ujë. Ai dhe mbesa ndodhën në gjendje të mirë shëndetësore.