Vaji i peshkut ndihmon për të luftuar kancerin e prostatës. Kështu thuhet në një studim të ri.
Shkencëtarët kanë zbuluar një mekanizëm te acidi yndyror omega-3, i cili parandalon rritjen dhe përhapjen e qelizave kancerogjene.
Por ky studim i ri është në kundërshtim me një studim të vitit 2013, i cili thekson se omega-3 shton shanset për kancerin e prostatës.
Studimi i ri është kryer nga Universiteti i Shtetit të Uashingtonit.
Më herët është arritur në përfundimin se omega-3 ka efekte antidiabetike, por edhe është i dobishëm ndaj shumë sëmundjeve tjera.