Zjarr në një servis makinash në Lushnje, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike

159
Sigal

Një servis makinash është përfshirë nga flakët në fshatin Saver të Lushnjes. Zjarri nuk është shuar ende ndërsa mësohet se Policia dhe zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje.

Dyshimet e para janë që zjarri ka nisur si pasojë e një shkëndije elektrike, ndërsa si pasojë e flakëve janë dëmtuar mjetet të cilat ishin në servis.

Njoftimi i policisë: 

Lushnjë / Informacion paraprak

Rreth orës 17:00, në lagjen “Savër”, Lushnjë, në një servis për lyerjen me bojë të mjeteve motorrike, në pronësi të shtetasve B. K dhe F. P., ka rënë zjarr.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimi zjarrfikës të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit dhe përcaktimin e shkakut të rënies së tij.