Zbardhet Dardha, trashësia e dëborës shkon deri në 10 centimetra

199
Sigal

Në qytetin e Korçës gjatë natës ka pasur reshje shiu, por edhe dëbore në zonat mbi 1250 metra mbi nivelin e detit.

Në Dardhë mësohet se trashësia e dëborës ka shkuar deri në 10 centimetra, duke i kthyer kështu magjinë këtij vendi turistik.

Gjatë gjithë natës është punuar me mjetet borë pastruese për pastrimin dhe kriposjen e këtij aksi rrugor duke bërë që mjetet të qarkullojnë pa probleme, bëjnë të ditur Emergjencat Civile.

Po ashtu bëhet me dije se dhe në akset e tjera nacionale dhe turistike nuk ka pasur probleme në rrugë.