Një prej banorëve të zonës së ‘5 Majit’ në Tiranë është ngjitur sipër gardhit të banesës së tij në zonën e ‘5 Majit’, duke kundërshtuar shembjen e shtëpisë.
Duke treguar me dokumenta se banesën e kanë të legalizuar, qytetari bërtet dhe kërkon të drejtën e tij.
“Mos e shembni shtëpinë time. Kam dokumentacion të rregullt, nuk kam firmosur, ju duhet ta respektoni këtë gjë, ku të shkoj nëse ju më nxirrni në rrugë”,-dëgjohet të thotë banori.
Mësohet se qytetari nuk ka dhënë firmën për të shembur banesën e tij.




















