Vishuni trashë! Temperaturat do të ulen deri në deri në -5°C

204
Sigal

Sot vendi do të karakterizohet nga temperatura të ulëta dhe nga erëra të forta. Ashtu si dita e djeshme, edhe sot temperaturat do të jenë nën minus.

Sipas MeteoAlb: Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të dominojnë në pothuajse të gjithë vendin tonë për gjatë gjithë ditës, duke sjell alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare.

Parashikohet që vranësirat më të dukshme të jenë në zonat malore, ku do të mund të sjellin rreshje të pakta dhe të izoluara dëbore në zonat Veriore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -5°C deri në 12°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.