Harallamb Kota: Shqiptarët me pushkë e penë për gjuhën shqipe e Atdheun

Shqiptarët me Pushkë e Penë për Gjuhën Shqipe e Mëmëdhenë

Libri me titull “Shqiptarët me Pushkë e Penë për Gjuhën Shqipe e Mëmëdhenë”, përbëhet nga tri pjesë. Pjesa e Parë titullohet “Shqiptarët: Pellazgët Modernë”. Në këtë pjesë përfshihet një histori e shkurtër e shqiptarëve nga periudha pellazgjike deri në ditët e sotme, trajtohen zhvillimet historike gjatë dyndjeve sllave, bullgare, serbe e ëalache si dhe platformat e tyre antishqiptare. Në pjesën e parë janë përfshirë shkurtimisht përplasjet e perandorive të asaj periudhe historike, dhe synimet e tyre për t’u shtrirë në Ballkan. Vëmëndja e duhur i është kushtuar perandorisë Ruse, që me strategjinë e saj të sofistikuar ka synuar vazhdimisht shtrirjen në Ballkan nëpërmjet shteteve sllave, duke ngushtuar hapësirat e trojeve shqiptare, manipulimin e historisë dhe asimilimin e shqiptarëve, duke ia mohuar etninë dhe duke i cilësuar sipas besimit në musliman, roman, serb, bullgar, grek e valach. Njëkohësisht në këtë pjesë, është trajtuar dhe qëndrimi i shteteve europiane e ballkanike ndaj çështjes shqiptare, ambiciet e tyre për zotërimin e trojeve shqiptare dhe zhdukjen e etnogjenezës shqiptare. Është sjellë në vëmëndje, qëndrimi dashamirës i perandorisë Austro-Hungareze ndaj kombit shqiptar dhe mbështetja e fuqishme për krijimin e Shtetit Shqiptar, si dhe intrigat e shteteve kufitare për coptimin dhe ndarjen midis tyre të trojeve shqiptare. Brenda këtij kapitulli, përmendet qëndrimi i SHBA në vitet 1919-1939 për njohjen e teritoreve etnike shqiptare dhe shtetin shqiptar si edhe në vitet 1990 e në vazhdim, për kapërcimin e krizave të brendëshme social-politike të krijuara nga ekonomia e liberalizuar e tregut dhe nga veprimtaria keqëdashëse e segmenteve antishqiptare. Pjesa e Dytë titullohet “Enigma Shqiptare dhe Misionarët Europian në Ballkan”. Në këtë pjesë janë përzgjedhur misionarët europian, që shkelën trojet shqiptare në fundin e shekullit të XIX dhe fillimin e shekullit të XX, për të zbuluar etnogjenezën e popujve ballkanik. Midis tyre përmendet prifti francez Zhan Klod Faveryal, altruistia britanike Mary Edith Durham, obortari roman Kostandin Burileanu dhe antropologu italian Antonio Baldaçi. Në këtë pjesë, jeta personale dhe veprimtaria e tyre misionare përshkruhet gjërësisht, duke i dhënë lexuesit shanset për t’i njohur dhe për t’i vlerësuar nga ana politike, profesionale, shkencore dhe humane. Pjesa e Tretë titullohet “E Vërteta mbi Shqiptarët dhe Gjuhën Shqipe të Pellazgëve Hyjnor”, ku dallohen atdhetarët shqiptarë, që luftuan me pushkë e penë për mëmëdhenë dhe gjuhën shqipe, midis tyre klerikët katolik shqiptar, që shërbenin në Arbëri, klerikët ortodoks me origjinë shqiptare që banonin dhe shërbenin në Horën Arbëreshe në Itali, iluministët voskopojarë, emigrantët shqiptarë, personalitetet e shquara shqiptare Dora D’Istria, Nikolla Jorga, Naum Veqilharxhi,  etj., që janë përfshirë gjërësisht dhe janë trajtuar hollësisht me jetën e tyre private dhe aktivitetin kulturor e politik në shërbim të çështjes shqiptare. Vepra e paraqitur para publikut shqiptar ka një mision historik, evidentimin e “miteve të reme” dhe të “platformave antishqiptare”, që synojnë shfarosjen e kombit shqiptar dhe zhdukjen e gjuhës shqipe të pellazgëve hyjnor. Platformat antishqiptare nisin me helenizimin e pellazgëve dhe paraqitjen e kulturave pellazge-ilire sikur të ishin helene. Ndërsa shtrirja e perandorisë Romake në gadishullin Ilirik, ndikoi që kësaj hapësire t’i ndryshohen realitetet etnike, shoqërore e kulturore dhe ilirët të cilësohen civis romanes nga Roma dhe romaios nga Bizanti. Autori i kapërcen shkurtimisht këto periudha historike dhe kalon në peridhën e sundimit osman ku banorët u quajtën “rum milet”, ndërsa cilsimi i tyre u bë sipas besimit dhe jo sipas etnisë. Shqiptarët katolik u cilësuan latin, ata musliman turq dhe ata ortodoks sllav e vlleh. Ndryshe nga Porta e Lartë, kancelaritë e shteteve Perëndimore, katolikët i cilësonin arbërorë, ndërsa ortodoksët i cilësonin romenj-roman, ndarje kjo që një etni historike e identifikonin me gjuhën kishtare latine apo bizantine, e cila më vonë do diktonte edhe identitetet kombëtare të shteteve perëndimore, por aspak të kombit e shtetit shqiptar. Dallohen dy platforma asimiluese të shqiptarëve, platforma e murgut osman Sari Salltuk në shek XIII dhe e murgut ortodoks Kozma Etoli në shek XIX. Sado e largët periudha e zbatimit të platformave muslimane e ortodokse, ato janë simbioza të njëra tjetrës me qëllimin e asimilimit të shqiptarëve në turq-musliman dhe të ortodoksëve shqiptar në rum-milet, serb, bullgar e vlleh. Në libër i është kushtuar një vëmëndje e merituar këtij fenomeni dhe janë sqaruar arësyet pse Porta e Lartë në marrëveshje me Patrikanën Ekumenike, ka ushtruar diktat e dhunë ndaj shqiptarëve për ndërrimin e besimit nga të krishterë në musliman dhe ndërrimin e kombësisë nga shqiptar ortodoks në grek, vlleh e roman. Njëkohësisht është sqaruar shkencërisht përmbajtja e emërtimeve vlleh-ëalach e roman. Vllehët-Ëalach janë fise aziatike turaniko-mongole të shfaquara në Luginën Danubiane në fillim të shek XIII mk. Ndërsa të ashtuquajturit “vlleh në trojet shqiptare”, janë shqiptar, që për mbjetesën e tyre në perandorinë Osmane u deklaruan vlleh. Duke u deklaruar vlleh në administratën Osmane dhe në Kishat Ortodokse, “shqiptarët e vllehëzuar” fituan nga Porta e Lartë të drejta tregtare, të drejtën e transportit të mallrave e udhëtarëve me karvanjere dhe të drejtën e përdorimit të kullotave perandorake. Një trajtim i hollësishëm i është bërë platformës greke “Megali Idea” dhe platformës serbe “Naçertania”. Duhet theksuar fakti se pamvarësisht trajtimeve shkencore dhe të hollësishme, që u është bërë platformave të sipërpërmenduara, vëmëndja kryesore i është kushtuar platformës “Romane”. Kjo platformë është krijuar mbi bazën e dorëshkrimeve të misionarëve europian, priftit Zhan Klod Faveyrial, misionarit Artur Drule, antropologut e etnografit italian Antonio Baldaçi, obortarit rumun Kostandin Burileanu dhe skizmatikut fanariot Apostol Margariti i emëruar nga Porta e Lartë me detyrën e shefit të rjetit arsimor me shkolla në gjuhën bizantine-romaike dhe me misionin e ndalimit të shkollave në gjuhën shqipe të pellazgëve hyjnor. Platforma “Romane” tenton krijimin e “kombit ortodoks roman” në teritoret pellazgo-ilire nga deti Jon deri në veri të luginës Danubiane. Për realizimin e kësaj platforme veprojnë aktivisht edhe sot, individ, grupe individësh e segmente antishqiptare, të cilët nëpërmjet botimeve e mediave, shqiptarofolësit ortodoks i cilësojnë ëalach-vlleh apo arumun. Në brëndësi të librit “Shqiptarët me Pushkë e Penë për Gjuhën Shqipe e Mëmëdhenë”, trajtohet imtësisht krijimi i dy shteteve ortodokse në teritoret ilire-arbër-shqiptare: Greqia e fabrikuar nga “Fuqitë e Mëdha” në vitin 1829, e vendosur në provincën osmane Rumeli-Romani e banuar nga shqiptarë ortodoks dhe Romania e fabrikuar nga Fuqitë e Mëdha në vitin 1881, e vendosur në luginën danubiane në teritorin e dy provincave osmane Ëalachi-Vllahi e Moldavi, të banuara nga shqiptarë autokton (ilir, dak, dalmat, dardan, arban) dhe nga fise ardhacake ëalache-vllehe (fise aziatike turkmeno-mongole të sllavizuar). Njëkohësisht është shpjeguar shkencërisht emërtimi ëalach-vlah, që në gjuhën gjermane etimohet i huaj i ardhur. Sipas këtij argumenti, fiset aziatike turkmeno-mongole të shfaqura në luginën Danubiane në fillim të shekullit të XIII, u emërtuan me etnikomin “ëalach-vlah-i huaj” nga fiset kufitare gjermanike e maxhare. Ky argument mbështetet edhe me letrën, që Papa Gjoni XXII i dërgoi  në vitin 1332 mbretit të Francës, ku ndër të tjera shkruan: “…megjithëse shqiptarët kanë një gjuhë krejt tjetër dhe të ndryshme nga latinët, ata kanë shkronja latine në përdorim dhe në të gjitha librat e tyre”. Në pjesën e Tretë të Librit, shfaqet dukshëm një portret i Gjergj Kastriotit Skënderbe, Mbretit dhe Zotit të Kombit Shqiptar dhe portretet e Rilindasve të Mëdhenj të Kombit Shqiptar, vëllezërve Frashëri, etj., “…duke dash me tregu se ky vend ka zot, është mbrojt me shpat e është lyer me gjak..”. Dhe për ta treguar këtë histori legjendare, në libër janë vendosur në mënyrë panoramike autorë të shquar të penës, historian, shkrimtar, mëmëdhetar, mbrojtës të gjuhës së shkruar shqipe dhe inisiator të hapjes së shkollave shqipe.  Vëmëndje e veçantë i është kushtuar iluministëve shqiptarë voskopojar, shqiptarit Vangjel Zhapa “Pararendës i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare”, shqiptarit Naum Panajot Haxhi Bredhi-Veqilharxhi “Pioner i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare” dhe bamirësve Anastas Avramidh Lakça e Nikolla Naço. Një trajtim i rëndësishëm i është kushtuar figurave të rëndësishme shqiptare, Princeshës Elena Gjika dhe Nikolla Jorga që kontribuan dhe drejtuan“Klubin Shqiptar” në Rumani. Në Libër, shkrimet dhe kronikat historike mbi vendbanimet e shqiptarëve dhe praninë e tyre në teritoret e provincave osmane Rumeli e Arnautistan, janë paraqitur dukshëm duke iu kundërvënë miteve të reme sllave, greke, vllehe e arumune.

 

Sigal