Kryebashkiaku Erion Veliaj vizitë në SHBA, takon ish-ambasadorin Withers

205
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Kryebashkiaku i Tiranës ndodhet për një vizitë zyrtare në SHBA. Në vizitën e tij në SHBA, Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, është takuar dhe me një mik të shqiptarëve dhe të tij personal, ish- ambasadorin amerikan në vendin tonë John Withers. Teksa ka postuar një foto me Withers dhe bashkëshorten e tij Maryruth, Kryebashkiaku Veliaj na zbulon se ish-ambasadori po shkruan edhe një libër.

Kryebashkiaku Erion Veliaj: “Ka miq, ka familje, ka edhe miq që të bëhen si familje! Shumë i lumtur për takimin me John dhe Maryruth Withers – familja jonë që jeton në Washington. Pres me padurim kthimin e tyre në shtëpinë e dytë, në Shqipëri, teksa John-i do të botojë librin e ri të mrekullueshëm vitin tjetër.”