Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë, e ndodhur në Tiranë ku një sherr mes fqinjëve ka përfunduar me një jetë të humbur.
Mësohet se 51-vjeçari Alban Meneri ka goditur me grushte në pjesën e qafës fqinjin e tij Nikolin Staka, duke i shkaktuar hemorragji.
Ka qenë pikërisht ky shkaku që ka bërë, që 56-vjeçari të ndërrojë jetë në banesën e tij.
Ndërkohë, policia ka arrestuar Menerin, i cili akuzohet për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, me pasojë vdekjen.