Koronavirusi / Në Portin e Vlorës, pasagjerët do ti përgjigjen këtij formulari

593
porti i vlores
Sigal

Dhoma e kontrollit në portin e Vlorës, është një dhomë e cila bën të mundur evidentimin e rasteve me virusin kinez. Kjo dhomë vjen në kuadër të masave të shtuara në portet e vendit për të përballuar rrezikun e koronavirusit që po kthehet tashmë në rrezik botëror. Teksa informacionet e siguruar nga porti konfirmojnë se në 3 javët e fundit nuk është paraqitur asnjë shtetas me kombësi aziatike, personat të cilët kanë hyrë dhe kanë dalë nga porti Vlorës konfirmohet se janë kryesisht me kombësi Shqiptare dhe Italiane. Mësohet se të gjithë udhëtarët, do të plotësojnë këtë formularë.