Ylli Dylgjeri: Pasi lexova profilin e policit që vrau Rashën…

296
Sigal

…mu kujtua nipim im, polic në Toronto. Sot nuk kam info se çfarë grade ka, e ç’pozicion policimi ushtron aty, por, si u vesh polic e si e fitoj atë pozicion e di.  E di se flija në një dhomë me të në Toronto. Aso kohe edhe unë isha student në Bazën Ushtarake të Kanadasë.  Të premteve pas dite kishim “liridalje” dhe unë shkoja të pushoja 2 ditë nga nipçja në Toronto.  Nejse, nipçja iku familjarisht nga Elbasani si emigrant në Toronto. Kishte studjuar të mesmen në Kolegjin Turk e me pas studjonte për gjuhe angleze. Kur mbërriti aty, në Toronto, ishte njëheresh edhe boksier me ekipin e Labinotit. Për përballimin e jetës në Kanada fillimisht punoi në ndërtim rrugësh e punë krahu, më pas konkuroi në Policinë e Shtetit. Konkuroi disa herë.  Më qëllonte të isha në shtëpine e Tij kur vinte nga testimet në polici.  Testimi ishte fizik e më pas teorik. Nipçja më qahej  se kalonte në provat fizike por mbeste në teori.
-Si tja bëj? – më thoshte.
-Çfarë të pyesin? – ja ktheja
– Më kërkojnë si të veproj për të nxjerrë një të dehur nga lokali. Unë i them siç e di, si në Shqipëri, e kap për krahesh e për zverku dhe e vërvis jashtë. Aty i hedh prangat…Por jo. Stop! – thonë. Nuk kalon. Këto kanë rregullat e tyre në të drejtat e njeriut. Duhet ta marrësh me të butë fillimisht. E fundit është forca. Nuk duhet të prishësh as qetësine publike përreth lokalit…etj Kështu kaluan 2-3 testet dhe më në fund nipçja fitoi konkursin për polic. Drejtori i Policisë së Torontos i solli një lajmërim ku e njoftonte për fitoren. Në shtëpi u bë festë atë natë.  Por…pse fitoj nipçja? Nga krahet e boksierit? Nga vrapimet në fushë? Nga CV- ja? Nga pyetjet si do e nxirrte pijanecin nga lokali? Jo! Nipçja fitoi nga gjuhët e huaja që zotronte. Fliste 3 gjuhë. Shqip, turqisht dhe anglisht.Territori ku do shërbente ishte i populluar  nga turq, shqiptar dhe anglez. Prognozat e personelit  e kërkonin policin me tre gjuhe të huaja. Kjo ishte kryesore. Nipçja fitoj. Edhe sot prej 15 vitesh është  në detyrë në Policinë e Torontos. Kjo është Bota. E kujtova këte histori pasi lexova profilin e policit shqiptar që vrau të riun Klodian Rasha…Më vjen turp që kam punuar disa vite në Rend. Më vjen turp që jetoj me këto drejtues Policie. Polici që vrau Rashën kishte bërë 8 vite shkollë për të mbyllur gjimnazin në Tepelenë e në Tiranë!!! Ulëritëse! Më tej, ja mbuluan  në mënyrë kriminale 3 herë krimin kuadrot e larta te policisë që e kanë kryer shkollën në Akademinë e Policisë së Turqisë. Kjo është e vërteta. Po ç’të ulëras?  Edhe i Pari vendit që drejton këtu, ka mbaruar Akademinë e Arteve në Tirane. Kaq mjafton…për të ikur nga ky vend. Kjo është Shqipëria.