Vrau të riun Klodian Rasha, Prokuroria kërkon 20 vite burg për ish-efektivin. Përfiton nga gjykimi i shkurtuar

178
Sigal

Prokuroria e Tiranës jep pretencën për ish-efektivin e forcës RENEA, i cili vrau për vdekje të riun Klodian Rasha, më 8 dhjetor të 2020. Mësohet se Nevaldo Hajdaraj përfiton nga gjykimi i shkurtuar.

Pas ngjarjes, Hajdaraj pretendoi se kishte parë një armë në duart e Rashës mbrëmjen e ngjarjes. Pamjet e kamerave të sigurisë, që fiksuan gjithë ngjarjen, provuan të kundërtën. Sipas prokurorisë, Hajdaraj e kishte konstatuar që Rasha nuk kishte armë para se të hapte zjarr drejt tij. Pjesë e seancës ishte edhe babai i të ndjerit.

Duke qenë se Hajdarajt i është pranuar kërkesa për gjykim të shkurtuar, përfiton ulje me 1/3 e dënimit duke e çuar në 13 vjet e 4 muaj pretencën e prokurorisë.

Prokurori Ardian Braho nënvizoi rrezikshmërinë e veprës penale dhe rrethanat e kryerjes së saj. Sipas prokurorit, vepra u krye nga një punonjës policie gjatë ushtrimit të detyrës së tij dhe me armën e shërbimit. “I pandehuri e ka konsumuar veprën pa motiv të qenësishëm, pa u ndjerë i rrezikuar dhe gjatë detyrës”, tha Braho.

Pas ngjarjes, Hajdaraj pretendoi se kishte parë një armë në duart e Rashës mbrëmjen e ngjarjes. Por, pamjet e kamerave të sigurisë, që fiksuan gjithë ngjarjen, provuan të kundërtën. Sipas prokurorisë, Hajdaraj e kishte konstatuar që Rasha nuk kishte armë para se të hapte zjarr drejt tij. Pretendimet e mbrojtjes do të mbahen në seancë më 17 qershor.