Zyrtarët gjermanë: Azilkërkuesit nga Kosova dhe Shqipëria të kthehen në atdhe

473
Krahina gjermane Hessen, qendër bankare dhe e institucioneve financiare, nuk dëshiron më që azilkërkuesit nga Kosova dhe Shqipëria të shpërndahen nëpër komuna. Nga kjo krahinë kërkohet që procedurat për këta azilantë të përshpejtohen dhe njerëzit sa më shpejt të kthehen në shtëpitë e tyre.
Këtë e ka kërkuar përmes një deklarate ministri i Çështjeve Sociale të Hessenit, Stefan Gritner nga radhët e Unionit Kristian Demokrat të kancelares Angela Merkel, e cila u gjend në kritikat e opozitës në këtë krahinë kryesisht nga radhët e liberalëve, njoftojnë mediat gjermane.
Gritner theksoi se një numër i madh i azilkërkuesve nga Kosova dhe Shqipëria kanë rënduar situatën dhe se Hesen për shkak të pozicionit të tij gjeografik ka marrë një numër të madh të azilkërkuesve. Sipas tij, që nga janari deri në prill rreth 60 mijë azilantë nga Kosova dhe Shqipëria kanë ardhur në Gjermani.
Sigal