Renzi: Muri hungarez, një arsye më shumë që Shqipëri-Serbi të jenë në BE

481
Një ditë para nisjes së Samitit të jashtëzakonshëm të Bashkimit Europian në Bruksel, kryeministri italian Matteo Renzi referon në dhomën e senatit mbi çështjet kryesore që do të trajtohen në të; emigracioni, situata e krizës greke e zgjerimi i Bashkimit Europian me pranimin e Shqipërisë e Serbisë.
“Athina ki kujdes se ka kush e dëshiron Grexit”
“Pavarësisht nga axhenda e ditës së këtij samiti, u shpreh ai, tema më e rëndësishme përkah asaj të emigracionit do të jetë çështja e raportit të Greqisë me Bashkimin Europian, qëndrimi i saj në zonën euro e mundësia për të rishkruar një faqe të re.”
Në emër të miqësisë e raportit mjaft të mirë që lidh Italinë me Greqinë, kryeministri Renzi i ka tërhequr vëmëndjen qeverisë greke “se ekzistojnë presione të forta nga ana e opinionit publik në disa vende , për ta përdorur këtë dritare si rrugëmbyllje llogarie me Greqinë.
Duke përdorur sinqeritetin maksimal, vazhdoi ai, i them Athinës se këtë gjë e dëshirojnë jo vetëm vendet më antike frekuentuese të bisedimeve europiane, por dhe vende të hyra rishtas në BE e që ndjejnë të nevojshme përgjigjet ndaj opionit të tyre publik.”
Kryeministri Matteo Renzi siguroi mbështetjen e Italisë për të ndihmuar me çdo kusht Greqinë sëbashku me vëndet e tjera, e duke tërhequr vëmëndjen mbi rreziqet që shkakton mrrëveshja e pa realizuar mes Greqisë e Bashkimit Europian.
“Por pa dyshim, theksoi ai, duhet të ketë një përpjekje reciproke dhe nga ana e qeverisë së Athinës.”
Emigracioni, të investosh mbi frikën është një gabim politik
Një tjetër çështje e rëndësishme e samitit të 25 qershorit në Bruksel është emigracioni.
“Të investosh mbi frikën është një gabim politik, u shpreh Kryeministri italian.Sipas tij ekzistojnë dy mënyra për ta përballuar ështjen e emigraciont; lufta politike e impenjimi institucional.
“Europa parashikon me ligj kush ka të drejtën e qëndrimit e Italia i kërkon Europës pikërisht këtë gjë, të marrë në ngarkim bashkë me Italinë emigantët e ardhur”.
“Ne vetëm nuk ja dalim dot, u shpreh Renzi, është Europa ajo që nuk duhet të mendojë se ia del vetëm. Kush ka të drejtë të qëndrojë në Itali le të qëndroj, kush ka të drejtë azili, ky fakt duhet të perceptohet si një e drejtë europiane.”
Shqipëria e Serbia duhet të pranohen në BE
Për Kryeministrin italian është një rrezik i madh për Europën që adoleshentët 14-vjeçarë të shohin se si ngrihet një mur fizik, ashtu siç e dëshiron dikush mes Hungarisë e Serbisë.
“Kjo duhet të jetë një arsye më shumë për të insistuar në zgjerimin e Bashkimit Europian me Shqipërinë e Serbinë, e që nuk duhet lënë në duart e një situate të tensionuar”.
Është kjo një sfidë që duhet fituar në Këshillin e Europës, e që sipas kryeministrit Matteo Renzi është mbi të gjitha një sfidë kulturore.
“Kur shoh kampet e reugjatëve në Erbil, u shpreh ai, me qindra e mjëra persona në to, kupton se të zgjidhësh problemin me një postim në facebook është një aksion qesharak. Jemi përballë një vale të re që po vë në dyshim konceptin Europë e gjesti simbol i identitetit europian për brezin tim qe rënia e murit të Berlinit.
Sot rrezikojmë që 14-vjeçarët të shohin të ngrihet një mur i ri mes Hungarisë e Serbisë, duke lënë Serbinë e Shqipërinë në një situatë të nxehtë.”
Sigal