Vrau ish-bashkëshorten, Elton Meta del para gjykatës për masën e sigurisë

271
Sigal

Vrau ish-bashkëshorten, Elton Meta del para gjykatës së Fierit për masën e sigurisë

Elton Benga Metaj, personi që vrau ish-gruan katër ditë më parë në Fier është paraqitur në Gjykatë.

Metaj akuzohet për veprën penale “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”. Prokurore e çështjes do të jetë Eglantina Shehu, ndërsa gjyqtare Olkeda Liçe.

Kujtojmë që ngjarja e rëndë ndodhi në orët e vona të së premtes, ku Metaj, shkoi me kallash në dorë në shtëpinë e ish-bashkëshortes dhe e vrau.

Arrestimi i tij është bërë i mundur disa orë pas vrasjes, në një zonë rurale.

Familjarët e Sabrina Bengaj, kanë deklaruar për mediat, se dyshja sistematikisht kishte probleme dhe se Metaj ushtronte dhunë ndaj saj.