Briseida Shehaj plas ‘bombën’: Rama ka dhënë në fshehtësi koncesionin e kontrollit të naftës për kompaninë …

815
Sigal

Ish-drejtoresha e Përgjithshme në qeverinë Rama 1. Briseida Shehaj, ka bërë një deklaratë tronditëse sonte në A-Shoë me gazetarin Adi Krasta, kur tha se qeveria Rama në mënyrë të fshehtë dhe të jashtëligjshme ka dhënë me konceisionin shërbimin për kontrollin e naftës. Sipas Shehaj kompania që e ka marrë është ‘Noa Control shpk’

‘E dini që sot biznesi e gjen likuiditetin te fajdet. Deri dje ishte te clearing.

Shikojmë gjithmonë Presidentin e Republikës që ka tre vite që përmend Kushtetutën, që kthen ligjet në Parlament dhe askush nuk merr parasysh të analizojë dhe të thotë ore ky Ilir Meta a është serioz, le ti ti hapim letrar, e bën për opozotë apo se u zgjua një ditë në mëngjes dhe tha do bëj një konflikt me Ramën. Unë po ju marr vetëm ligjin për metrologjinë që ktheu Presidenti në Kuvend.

Nëse ka turp më të madh pas Dividentit është pikërisht ligji për Metrologjinë/

Që vë në kontroll një nga sektorët me riskun më të madh në Shqipërim atë të naftës

Dhe nuk ka sesi shteti të heqë dorë nga autoriteti i tij dhe tja japë atë privatit siç ka ndodhur me sektorin e naftës.

A e dini që qeveria Rama ia ka dhënë një kompanie me konceision kontrollin e naftës që quhet ‘Noa Control shpk’

Dhe kjo tentativë ka nisur që në vitin 2017.

Unë nuk po përmend se kush është është zotëria që e ka marrë konceisionin, se do thonë pastaj sikur po i vejmë gjobat biznesit.

Por ky është një konceision i jashtëligjshëm.

Dhe thashë që kjo fillon që në vitin 2017, kur  nis dëshira e parë nga qeveria për ta dhënë këtë koncesion.

Në fillimi nuk donin ta jepnin këtë koncesin se ligji për metrologninë i jep të drejtë titullarit të institucionit të japë autoizime

Por pasi u pa nga ekspertët, i thanë qeverisë që nuk e bënë dot pasi ka një pikë në ligj ku thuhet që mund ta bëjmë ne këtë punë sepse ne kemi automjetet, dhe ishin shpenzuar 700 mijë dollarë.

Ndaj edhe u ndryshua ligji për Metrologjinë.

Unë mendoj që shqipatrët duhet të shohin xhepin e tyre, në një qeveri që nuk po pyet për ligje

Ne nuk jemi xhungël, shteti duhet të bëjë rregullarorin.’