“Çdo ditë në të njëjtën orë protestë”, qytetarët paralajmërojnë organizime masive, protesta më e madhe do jetë të shtunën në orën…

266
Sigal

Ka përfunduar protesta e thirrur ditën e sotme nga shoqëria civile kundër rritjes dreastike të çmimeve për karburantin, miellin dhe produktet e tjera ushqimore. Protesta ka nisur në orën 17:00 dhe ka vijuar për më shumë se 2 orë derisa qytetarët filluan të shpërndaheshin në grupe më të vogla nëpër kryeqytet dhe të bllokonin rrugët si shenjë revolte.

Pjesëmarrja ishte e konsiderueshme dhe qytetarë të shumtë mbajtën fjalime para kryeministrisë ku nuk munguan thirrjet për largimin e qeverisë për shkak se nuk kishte marrë masa për të shmangur pasojat e rënda ekonomike që rritja e çmimeve ka sjellë.

Ndër të tjera ata kanë njoftuar se çdo ditë dot të mbahen protesta të tilla duke nisur nga ora 17:00 por protesta e cila do jetë kulmore ku pritet edhe pjesëmarrja më e madhe do të jetë ajo e të shtunës në orën 11:00.

Protestuesit kanë kërkuar që qeveria të ndërhyjë për të marrë nën kontroll rritjen drastike të çmimeve të cilat në Shqipëri kanë pësuar ngritjen më të madhe se në çdo vend tjetër në Europë dhe në rajonin e Ballkanit. Në kërkesat e tyre ka qenë një paketë fiskale nga qeveria si ndihmë ndaj qytetarëve për të përballuar rritjen e çmimeve.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama ditë më parë në një konferencë për media u shpreh se kjo ishte një situatë lufte dhe teksa nuk paraqiti një plan konkret, u kërkoi qytetarëve shqiptarë që thjesht “të shtërngonin dhëmbët”.