Vrau fqinjin për kullotën, gjykata jep “arrest me burg” për 67 vjeçarin

321
Sigal

Gjykata e Gjirokastrës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për 67 vjeçarin Jano Koleta, i cili vrāu me levë bashkëfshatarin e tij në fshatin Labovë, Andrea Xhavara.

Para trupit gjykues Koleta ka thënë: “Nuk doja ta vrīsja, por thjeshtë ta trembja”.

Shkak i vrāsjen u bë një hapësirë kullote për bagëtitë për të cilin Jano Koleta dhe 60 vjeçari Andrea Xhavara ishin në konflikt prej kohësh.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në qendër të fshatit Labovë.

Pas një debati, 67 vjeçari goditi me levë në kokë Xhavarën, i cili ndërroi jetë në vend, për shkak të plagëve të marra.