Ulen ndjeshëm temperaturat, si do jetë moti sot në Shqipëri

420
Sigal

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i kthjellët me alternime vranësirash por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do variojnë: në zonat malore nga 03ºC deri në 14ºC, në zonat e ulëta nga 10ºC në 24 ºC dhe në zonat bregdetare nga 14C në 23ºC.

Era do të fryej në drejtim Verilindor me forcë valëzimi deri në 1 ballë.