Vrasja në Shkodër, identifikohet autori i dyshuar, kampion i “Taekwondo”

275
Sigal

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të vrāsjes së mbrëmjes së 17 gushtit të 23-vjeçarit Gledis Kraja në Shkodër.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale S. S., i cili është tashmë në kërkim nga Policia.

Abc News raporton se shtetasi S.S., është kampion kombëtar në “Tawkondo” për peshën 80 kilogramë.

Nuk dihen ende se pse të ketë ndodhur kjo vrāsje që ka tronditur sot Shkodrën, por sipas informacioneve paraprake motivet kanë qenë banale.

Gledis Kraja u qëllua me breshëri automatiku në orën 21:55, ndërkohë nuk i mbijetoi dot plagëve duke ndërruar jetë në spitalin e Shkodrës