Vrasja e Klodianit / Furgonët e policisë dhe uniformat blu përgatiten për protestën e tretë (Video)

294
Sigal

Kjo do të jetë dita e tretë e protestës pas vrasjes makabër të 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i FNSH, Nevaldo Hadëraj fare pranë shtëpisë së tij.

Qytetarët kanë paralajmëruar sërish protest sot në orën 18:00 pasdite. Ndërkohë policia e Shtetit duket se po merr masat. Furgonë të shumtë policie janë parë rrugëve të Tiranës.

Dy ditët që lamë pas u shoqëruan me përplasje të dhunshme mes policisë dhe protestuesve, ku nuk munguan as të plagosurit dhe as të arrestuarit.

Qytetarët kërkonin dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili vetë njoftoi se ia kishte dorëzuar kryeministrit Edi Rama tërheqjen nga posti.

Ndërsa tani kërkohet dorëheqja e drejtorit të policisë, Ardi Veliu.

Klodian Rasha u vra orët e para të mëngjesit të 3 ditëve më parë nga një efektiv policie për mosmbajtjen e maskës dhe thyerje të orarit policor.