SPAK / Arrestohet në Dubai anëtari i bandës së Durrësit

233
Sigal

Plarent Dervishaj , ish-anëtar i Bandës së Durrësit, i shpallur në kërkim ndërkombëtar me urdhër të Prokurorisë Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), për vrasjen e Klodian Saliut është arrestuar ditën e sotme në Dubai.

Dosja për vrasjen e bujshme të ndodhur në 26 Shkurt të vitit 2005 u hap pas rrëfimit të bashkëpunëtorit të drejtësisë Luftar Reçi i cili deklaroi se ekzekutimi i ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës është bërë nga Plarent Dervishaj dhe Indrit Taullai me urdhër të Lulzim Berishës.

Sipas Reçit, Dervishaj ka qenë bashkëpunëtoredhe në përgatitjen e bombës së vendosur për një tjetër vrasje të bujshme të ndodhur në vitin 2005, atë të biznesmenit Vajdin Lamaj e cila sipas tij është porositur nga Lulzim Berisha dhe më pas është marrë nga Emiljano Shullazi.

Tashmë pas hetimeve të përfunduara nga SPAK për këto dy dosje, Lulzim Berisha është shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërsa, Dervishaj, Indrit Taullai, Luftar Reçi, Viktor Ymeri dhe Emiljano Shullazi janë arrestuar