Bizneset në vështirësi financiare / Ekspertët rekomandojnë shtyrjen e fiskalizimit

268
Sigal

Bizneset shqiptare janë në vështirësi financiare edhe për të shlyer detyrimet prandaj qeveria duhet të shtyjë procesin e fiskalizimit .

Artur Papajani ekspert fiskal, ish-drejtor tatimesh thekson se Shqipëria tashmë ndodhet në kulmin e pandemisë dhe sipërmarrjeve nuk mund ti shtohen kosto të tjera.

Jemi akoma në kushtet e pandemisë, shumë më të fuqishme si valë goditëse po e përjetojmë, mendoj se ka probleme në zbatimin e këtij ligji dhe çdo ligji që ka të bëjë me taksat”, ka thënë eksperti fiskal Papajani.

Sipas ekspertit nga vlerësimet e para një biznes në Shqipëri do të duhet të shpenzojë rreth 500 euro për të vendosur në funksion softwerin e ri.

“Do të ketë kosto në biznes dhe në staf, dhe duhet një kosto e madhe për secilin biznes”.

Problem mbetet edhe mbulimi me sinjal interneti në të gjitha zonat e vendit. Artur Papajani deklaron se  ky është një problem që do të krijoj vështirësi në zbatimin e kësaj nisme e cila në shtete të tjera është më e kufizuar në zbatim.

Si shembull që  mund ta ketë një shtet apo shtet tjetër përveç Italisë nuk di vend tjetër dhe vetë kroatët që po e bëjnë si sistem nuk e kanë në vendin e tyre ne përdoremi për eksperiment”, është shprehur Papajani.

Qeveria shqiptare parashikon që informaliteti të ulet me rreth 15% vetëm si rezultat i faturimit online. Por ekspertët theksojnë se ky është një vlerësim shumë optimist i cili vetëm do të komplikojë edhe më shumë sistemin tatimor.

“Institucione  të ndryshme, te ne nxjerrin rezultate të ndryshme”, ka thënë ai.

Që prej 1 janarit në Shqipëri do të nisë procesi i fiskalizimit për rreth 7600 subjekte që kryejnë transaksione me shtetin.