Policia e Tiranës ka nisur marrjen në pyetje të shokëve të të ndjerit Jurgen Duka, 29-vjeçarit që u qëllua për vdekje me armë pas mesnate në rrugën “Irfan Tomini”, në Selitë pas një sherri.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes ka mbledhur prova materiale dhe po përpiqet të identifikojë autorin e vrasjes, që u arratis.
Jurgen Duka (Mëziri), sipas Policisë, dyshohet në gjendje të dehur, së bashku me shokun e tij shtetasin O. D., kanë hyrë në market dhe pas një debati, kanë filluar një konflikt me një person tjetër të pa identifikuar.
Shtetasi i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri ku ka mbetur i plagosur Jurgen Duka, i cili më vonë ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës.
Nga verifikimet e kryera rezulton se viktima është person me precedent të mëparshëm kriminalë.
Njoftimi i policisë:
Me datë 14.12.2021, rreth orës 00:20, në rrugën “Irfan Tomini”, shtetasi J.D. (M)., është konfliktuar me një person ende të paidentifikuar.
Personi ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri ku ka mbetur i plagosur shtetasi J. D. (M)., rreth 29 vjeç. Si pasojë e plagëve të marra, shtetasi J. D. (M)., ka ndërruar jetë në Spitalin Universitar të Traumës.
Shërbimet e Policisë kanë kaluar menjëherë në vendngjarje, dhe Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë ka sekuestruar prova materiale që shërbejnë për të identifikuar autorin e ngjarjes.
Janë marrë në pyetje shoku i shtetasit J. D. (M)., dhe persona të tjerë në vendngjarje. Vijon puna për identifikimin e kapjen e autorit.”