Hyqmet Zane: Hakmarrje për dhjetoristët ‘90

254
Sigal

Amaneti i Ramizit për Edi Ramëni i kalon Lulzim Bashës pas 31 vjetësh yqmet HH

 

Dosja “A” që përgatiti dhe proklamoi sa mori fronin e qeverisë më 2013 kryeministrit Edi Rama ndaj ministrave dhe vetë ish kryeministrit Berisha, ishte më shumë si një hakmarrje e porositur nga Ramiz Alia për dhjetoristët ’90. Koha kur kryeministri socialist gjeti për të “paditur” Arben Imamin të parin në ateë kohë, ishte në ditën kur shqiptarët e kujtojnë lindjen e pluuralizmit. Mënyra se veproi kryeminstri i ri pas marrjes së pushtetit më 2013, u bë pasi ditë më parë ai e kishte drejtuar gishtin ndaj Sali Berishës, qartazi u duk se ishte zbatimi i amanetit të liderit të tij të diktaturës për hakmarrje ndaj mënyrës se si ra regjimi i Enver Hoxhës.

Ishin ditë që mbahen mend si para 31 vjetësh se çfarë ndodhi në këtë vend dhe se si pas 24 vjetësh do hakmerrej pinjolli I byroistit të Enverit. Sot pas 8 vjetësh të ardhjes së socialistëve në pushtet më vijnë të freskëta mesazhet e asaj kohe se si përsëri ky pinjoll I diktaturës ka gjetur Lulzim Bashën që të përfundojë amanitin për hakmarrje.


Si protagonist i atyre viteve e mbaj mend mirë se si u zhvillua ajo protestë e shpresës studentore për ndryshimin e regjimit në Shqipëri në atë dhjetor 1990 dhe sidomos biseda me Ramiz Alinë e një grupi studnetësh. Aty ishin të gjithë ata, protagonistët, edhe Azem Hajdari, edhe Arbën Imami, edhe Arben Brozi, edhe Arbën Demeti, edhe Blendi Gonxhe, etj., po ashtu si në pritje ishin edhe Sali Berisha dhe Gramoz Pashko, si dhe shume  e shumë të tjerë. Nëse dy prej tyre u vranë nga diktatura Arben Brozi më 1991 dhe Azem Hajdari më 1998, të mbeturit Arben Imami dhe Sali Berisha që mbijetuan, do bëhen përjetues të disa hakmarrjeve që po përgatiten dhe frymëzohen nga amaneti i diktatorit Ramiz Alia. Se dihet tanimë se diktatorët lënë trashëgim vazhdimësinë e diktaturës.

“Padia” surprizë e ministres së veshur me të zeza në kryeministri si shenjë e zemërzisë dhe ligësisë së antidemokratëve, nuk ka se msi të mos habiste edhe vetë Ilir Metën apo edhe Pandeli Majkon, po aq sa edhe ndonjë nga ata që ishin protagonistë të ndryshimeve demorkatike, nëse vërtet se ata ishin koshientë ëpr ndryshimet e para 31 vjetësh.

U pa qartë se kryeministri edepsëz bëri në ato ditë e vite më pas edhe diktatorin, dhe prokurorin, bëri edhe policin dhe gjykatësin, po aq sa bëri të pafytyrin dhe antidemokratin, në një kohë kur Edi Rama ka pretenduar se ka qenë në atë lëvizje.

E vërteta është thënë dhe stërthënë se, fakti del në shesh nga opinionistët s Edi Rama na paska ca inate të vjetra me Arbën Imamin që në ato ditë ndryshimesh. Kësaj i thonë të rikthesh në kujtesë fabulën e “Ujkut me qingjin” që të shkojë në vend amaneti shpirtëror i Ramizit të Enverit për pasardhësit, eskluzivisht për Edi Ramën si më i gjetur për punët e paudha të mbetura në sirtarin e hakmarrjes.

Prognoza e zhvillimeve të atyre ditëve të Dhjetorit ’90 na dhanë një panoramë të gjatë dhe të gjerë, të qartë dhe kuptimplote të sjelles së nisiatorëve të pluralizmit në Shqipëri, ku veç Azem Hajdarit, do të spikaste dendur dhe me një logjikë të hekurt angazhimi i artistit Imami për të çuar deri në fund misionin e një apokalipsi të kërkuar dhe të gjetur në mesin e studentëve liberatorë për Shqipërinë e lirë dhe demoratike si gjithë Europa. Çdokush që mban mend, por edhe kur sheh se si një grusht djemsh e vajzash u bënë bashkë për një mision të madh antidiktaturë dhe pas 23 vjetësh një prej atyre që pretendon se ka qenë në ato ditë dhjetori siç ka thënë Edi Rama, gjeti “Padi” për Arbën Imamin, ashtu siç do të gjejë edhe për Sali berishën apo edhe për ata të mbeturit gjallë të “Dhjetorit’90”, mendja të shkon tek “shansi i humbur” i një pasuesi të diktaturës që si me porosi erdhi në pushtet për të mashtruar një popull, për të vrarë kudnërshtarët dhe për të rilindur diktaturën. Këtë mision ndryshe duket se e kishte marrë mbi shpatulla Edi Rama jo vetëm si një hakmarrje personale, pore dhe si një amanet diktatorësh.

“Zënka” personale e Edi Ramës me Arbën Imamin, duket se ka gjasa të kthehet në një tagjikomedi shtrigane që të lë në mendje edhe një mesazh se sa gjatë i paska rrënjët diktatura, se vonon por nuk harron, paçka se populli qorrazi do marrë vesh se si rilindet një diktaturë. Një gjë nuk dihet mrië se cilat kanë qenë ato arsyet e vërteta të asaj zënke mes Edit piktor deh Imamit artist. Nuk e kam fjalën për shkakun e dukshëm, por për atë thelbin e gjësë që kaishtefsheur për 23 vjet ky Rama i ri me porosi nga Ram-i-zi i vjetër. Me të qeshur një artiste si Pavlina Mnai e ka thënë tek “Pallati 176” kur shprehet se “{Sa të thella paskan qenë këto punë”. Vërtet, të thella dhe të liga, të të mëdha dhe vrastare për demorkacinë që mendohet të funksionojë si një sistem vlerash dhe jo antivlerash.

Por gjithsesi, sidoqë të jetë, shkrimtari Fiskoo Mufc Arllati e ka ngritur mjeshtërisht në art fabulën “Gjarpëri dhe sharra e marangozit” si një portretizim i simbolit të ligësisë që është Edi Rama që sillet si një gjarpër. Po le të lejojmë leximin e fabulës për të kuptar se si e kanë ëprfundimin të tillë protagonistë të rilindjes për diktaturë.

“Tregohet se një gjarpër, pasi kishte rënë mbrëmja, hyri në punishten e marangozit, në kërkim të një ambienti më të ngrohtë se ai përjashta.Marangozi e kishte ves që disa vegla, ti harrojë mbi dysheme dhe mes tyre, ishte dhe sharra e tij e mprehtë. Teksa bridhte lart e poshtë në punishte, gjarpri kaloi dhe mbi sharrën e marangozit, e cila, për shkak të dhëmbëve të saj të mprehtë, i shkaktoi disa plagë. Gjarpri ndjeu dhimbje të forta dhe instinktivisht, iu vërsul atij objekti që e kishte plagosur, duke dashur ti ngulë dhëmbët dhe ti injektojë helmin e tij vdekjeprurës. Ai nuk arriti ti ngulë as dhëmbët dhe ti injektojë as helmin. Madje, iu thyen dhëmbët dhe iu gjakos goja.Ai nuk po e kuptonte çfarë po ngjet. Në një moment, kujtoi se sharra e kishte sulmuar dhe synonte ti marrë jetën. Duke ndjerë rrezikun që i kanosej, ai ndërmori një veprim tjetër agresiv, iu mbështoll sharrës në orvatje për ti marrë frymën.Të nesërmen në mëngjes, marangozi vajti në punishten e tij dhe gjeti sharrën të gjakosur, kurse përbri saj, gjarprin e copëtuar, jo për ndonjë arsye tjetër, veçse për shkak të nervozizmit dhe instinktit të tij agresiv ndaj çdo gjëje.Morali :Ndonjëherë, në momente nervozizmi, orvatemi ti shkaktojmë plagë tjetrit, por pas disa kohësh, kuptojmë se ne thjesht kemi plagosur veten.Nervozizmi, është një djall i cili pushton mendjet dhe ushqehet nga zemrat tona, duke i shndërruar fjalët dhe veprat tona në çmenduri. Në ato çaste, ne nuk jemi të ndërgjegjshëm se çfarë themi dhe çfarë bëjmë…”.

Sot pas 31 vjetësh Edi Rama përsëri kryeministër nuk e ka harruar amanitin e cvjetër dhe kundër Sali berishës dhe Imamit dhe dhjetoristëve të demorkacisë ka lëshuar Lulzim Bashën për ta injektuar të ekqen nga Brenda dhe për të çuar në vend amanitin e Ramis Alisë dhe këtë  ebëri me llojin e nëndetses që përdori, pro kujtesa e dhjetorit ’90 është e gjallë dhe nuk ka gjarpër të helmojë frymën e demokracisë sado gjarpër I fuqishëm të jetë Rama dhe Sorosi I tij, as ndonjë ambassador që harron se demoracia dhe PDSH nuk I takon njeriut plangprishës që Sali Berisha Ie quan PengBasha

Gjithsesi ata që do të rrojnë në kujtesën e brezave për demorkacinë shqiptare do të jenë studentët dhe amaneti I tyre për ta bërë “Shiqpërinë si gjithë Europa” e “Djetorit ‘90”, ashtu të gjithë bashkë me ata që u kthyen në simbol përjetimi, por edhe ata që janë protagonistë në jetën tonë. Foltorja e Saloi berishës dhe Kuvendi I 11 dhejtorit janë dëshmia e faktit s enuk ka amanet diktatori që do gjej terren në këtë vend.