Vrasja e 2-fishtë në Laç. Gjykata jep masën e sigurisë për Ilir Xhepajn

298
Sigal

Gjykata e Kurbinit ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për Ilir Xhepajn, pasi akuzohet si bashkëpunëtor në vrāsjen e dy biznesmenëve, në Laç. Ilir Xhepaj akuzohet si bashkëpunëtor në vrāsjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit, të cilët humbën jetën në një atēntat në sheshin e një hoteli mbrëmjen e 30 majit.

“Pas disa ditësh ndjekje dhe kontrolle në Laç, Lezhë, Kamzë e Tiranë, u bë i mundur finalizimi i operacionit “Ndjekja”, duke çuar në pranga 33 vjeçarin me rrezikshmëri të lartë shoqërore”, njoftoi policia, ditën e djeshme.

Xhepaj akuzohet gjithashtu edhe për një plāgosje tjetër me ārmë zjarri po në Laç, ngjarje e ndodhur më 15 maj ku mbeti i plāgosur shtetasi me iniciale Z. M.

Roli i Xhepajt në ātentatin me dy të vrārë

Gjatë aksionit për vrāsjen e dy personave brenda hotelit në Laç përkatësisht, Paulin Gjergji dhe Bujar Likajt, morën pjesë katër persona, ndërsa Eduart Lamaj dyshohet si ātentatori kryesor, i arrestuar tashmë nga policia.

Ndërkohë, Xhepaj ka mbajtur të neutralizuar dy djemtë e njërit prej viktimāve, duke mos i lejuar ata të dalin nga makina e tyre “Range-Rover”, ndërsa ndaj babait organizohej vrāsja brenda hotelit.

Gjatë vrāsjes, Eduart Lamaj, autori kryesor i krīmit mbeti i plāgosur me ārmë pas reagimit nga ana e njërit prej viktimāve.

Ka qenë sërish Xhepaj bashkë me të kërkuarin tjetër, Elson (Oltion), Alija (Vlashi), që kanë hyrë brenda dhe kanë nxjerrë të plāgosurit prej andej, për tu zhdukur më pas.

Xhepaj konsiderohet si person me rrezikshmëri të lartë në Mamuras dhe Kurbin.

Ai është nga fshati Gjorm, i Mamurasit dhe autorët, por edhe Bujar Hasani njiheshin me njëri-tjetrin për shkak se janë nga e njëjtat zonë.

Xhepaj kishte vetëm tre muaj që ishte liruar nga burgu dhe jetonte mes Tiranës, Laçit dhe Lezhës. Ai ishte dënuar për një grābitje me ārmë në vitin 2012 në Kurbin, e po ashtu për një plāgosje në Fushë-Krujë.