Lame çon në prokurori 22 ndërtime pa leje, Prokuroria vetë ka ndërtuar kat pa leje!

543
Ndërtimet pa leje, janë kthyer në një “telenovelë” politike, administrative e ligjore prej 9 vitesh. Për një copë “karton”, 357 mijë familje e biznese që kanë ndërtuar në tokat e tyre, në tokat e shtetit dhe në tokat e zaptuara të pronarëve legjitimë, po vërdallisen për aktet pronësisë të këtyre ndërtimeve ilegale, duke u tallur fillimisht me “Shaban tapitë” dhe në këto 18 muaj me “Lame tapitë”. Por edhe këto ndërtime, nuk kanë gjetur qetësi. Një tjetër institucion me emrin INUK, ka vërsulur fadromat ndaj shumë prej tyre, duke i shkatërruar. Paralelisht me INUK, ndërtimeve pa leje u është vërsulur edhe vetë ALUIZNI, duke bërë padi penale në prokurori, për ndërtime pa leje vilash, banesash e shtim kati. Dy ditë më parë, kreu i ALUZNI-it Artan Lame, i cili ka ndërtuar edhe vetë 1 kat pa leje në tarracën e pallatit ku banon, ka bërë kallëzim për 22 politikanë e ish-shtetarë të cilët kanë ndërtuar pa leje. Prokuroria i ka pranuar këto kallëzime. Nuk e dimë, nëse do të nisin këto procedime penale për ndërtime pa leje, por dimë faktin që edhe vetë Prokuroria e Përgjithshme, ka bërë shtesë kati pa leje në tarracën e ndërtesës së Prokurorisë së Përgjithshme!
Sigal