Sigal

Policia e Shtetit ka blinduar qytetin e Vlorës. Siç raportojnë burime, mësohet se policia po kontrollon hyrjet dhe daljet në brendësi të çdo lagjeje.

Mësohet se kontrollet kanë disa ditë që kanë nisur, teksa policia po heton disa dosje që kanë lidhje me të zhdukurit në këtë qytet, gjithashtu edhe për ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim.

Deri tani nuk ka ndonjë rezultat konkrete për ndonjë ndalim të mundshëm të ndonjë personi me precedentë penalë.