Vlorë, përplaset furgoni i mallrave, një i plāgosur

260
Sigal

Një aksident ka ndodhur në autostradën Fier – Vlorë pranë rrethrrotullimit të Panajasë.

Në aksident është përfshirë një furgon mallrash.

Për shkak të përplasjes ka mbetur i lënduar një person, ndërsa në foto shihet se furgoni ka marrë dëmtime.

Si pasojë e aksidentit, por edhe për shkak të fluksit me pushues janë krijuar radhë të gjata automjetesh.

Ndërkohë, policia dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje.