Zjarri shkrumbon banesën në Kolonjë, ndërron jetë një invalid, shpëtohen pesë anëtarët e tjerë të familjes

182
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë shtunë në Kolonjë. Një zjarr ka përfshirë një banesë, duke i marrë jetën një personi.Viktimë ka mbetur shtetasi H.S.

Mësohet se shkak i zjarrit në banesën në fshatin Sanjollas dyshohet se ka qenë bombola e gazit. Në momentin e rënies së zjarrit, në banesë ka qenë e gjithë familja, por pesë anëtarë janë shpëtuar, ndërsa njëri prej tyre fatkeqësisht nuk është nxjerrë dot.

Ndërkohë, mësohet se viktima ishte invalid dhe është asfiksuar nga tymi e flaka. Në vendngjarje kanë mbërritur dy zjarrfikës, të cilët po bëjnë të mundur shuarjen e flakëve.

Informacione paraprake.

Mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:30, në fshatin Sanjollas, Kolonjë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit H. S., 61 vjeç, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit.