Viti i ri shkollor nis me problematika në Korçë, mungojnë termometrat. Reagon Kryetari i Bashkisë

318
Viti i ri shkollor 2020-2021 ka nisur me probleme në qytetin e Korçës. Kjo pasi në disa shkolla ka mungesë termometrash, të cilat janë kryesoret për hyrjen e nxënësve në shkolla.

Sigal

Sipas protokollit, matja e temperaturës së nxënësve është e detyrueshme.

Për mungesën e këtij elementi shumë të rëndësishëm ka reaguar Kryetari i Bashkisë, Sotiraq Filo i cili është shprehur se situata do të zgjidhet shumë shpejt.

Në qytetin e Korçës 58 shkolla kanë hapur dyert për 7900 nxënës, 600 prej të cilëve janë ulur për herë të parë në bankat e shkollës.