VIDEO/ Shqiptarët dalin në ballkone dhe duartrokasin mjekët

430
Sigal

Qytetarët e Tiranës iu përgjigjën pozitivisht një nisme të bukur që ftonte të gjitha familjet në Tiranë e kudo.

Në orën 17:30, të dilnin nëpër ballkonet e tyre dhe të përshëndesin me duartrokitje për 15 minuta mjekët dhe infermierët që gjenden në vijën e parë të frontit në luftë me koronavirusin.

Ishte mjaft emocionues momenti kur nga ballkonet nisën duartrokitjet për 15 minuta, për mjekët dhe infermierët që po luftojnë me armikun e përbashkët me emrin: Koronavirus.

 

Thirrjen e bërë për solidaritet me bluzat e bardha e vlerësoi edhe kryeministri Edi Rama.

Video Player

00:00
00:51
Video Player

00:00
00:26
Video Player

00:00
00:15