VIDEO/ Shqipëria listohet si zonë e kuqe, CDC: Shmangni udhëtimet drejt Shqipërisë

234
Sigal

Qendra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve në SHBA, në hpasirën e saj online për udhëtarët e ka klasifikuar Shqipërinë si zonë të kuqe ndaj koronavirusit. Në krye të udhëzimeve për udhëtimet drejtë Shqipërisë renditet sygjerimi për të shmangur Shqipërinë si destinacion pasi është e rrezikshme dhe për personat plotësisht të vaksinuar.

Shqipëria është klasifikuar në zonat me rrezikshmëri të lartë ndaj ndaj Covid19 dhe per përsonat plotësisht të vaksinuar. Duke u rënditur në nivelin e katërt dhe më të lartin për nga rreziku, mjaft portale online kanë sygjeruar për të shmangur udhëtimet në Shqipëri. Qendra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve në hapsirën online për udhëtarët e ka rënditur shqipërinë në vendet me rrezikshmëri shumë të lart si një vend jo të sigurt për udhëtarët.

Në pikat kyce për udhëzimet e udhëtimeve në Shëipëri rënditet e para, shmangia e udhëtimit drejt vendit tonë.

Nëse duhet të udhëtoni në Shqipëri, sigurohuni që të jeni plotësisht të vaksinuar para udhëtimit.
Për shkak të situatës aktuale në Shqipëri, edhe udhëtarët e vaksinuar plotësisht mund të jenë në rrezik për të marrë dhe përhapur variantet e COVID-19. Udhëtarët duhet të ndjekin rekomandimet ose kërkesat e vendosura nga autoritetet në Shqipëri, përfshirë vënien e maskës dhe qëndrimin 6 hapa larg nga të tjerët.

Situata epidemiologjike në Shqipëri ditët e fundit është rënduar pasi bilanci I rasteve të reja ditore me koronavirus është rritur ndjeshëm. Autoritetet shqiptare ka vendosur rregulla të reja nga 6 shtatori për udhëtarët që futen në shqipëri duke kërkuar tampon ose certifikatën e vaksinimit.

© SYRI.net